Kjo është mënyra më e thjeshtë për të bërë një pastrim emocional dhe fizik

Life style

Kjo është mënyra më e thjeshtë për të bërë një pastrim emocional dhe fizik

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Vizatimi diskutohet të jetë mënyra më e lashtë e shprehjes së artit vizual. Vizatimi më i hershëm realizuar nga një njeri daton 73.000 vite më parë.

Sipas studimeve të bëra veçanërisht në vitet gjatë pandemisë, janë rritur shumë kërkesat online për kurse të vizatimit dhe pikturës, pasi te kjo formë e të shprehurit artistik fshihet një aftësi dhe ndjesi terapeutike.

Psikologët thonë se ka shumë persona që nuk i ndihmon dot më leximi dhe të shkruarit, ndaj për ta mbetet si e vetmja zgjidhje piktura. Me anë të formave që japin me një laps ose ngjyra në dorë, rezultati mund të studiohet dhe flitet në terapi për të kuptuar çfarë autori ka dashur të shprehë në atë moment.

Nuk ka aspak rëndësi çfarë zgjedh të pikturosh, as rezultati, rëndësi ka ndjesia që të le veprimi dhe aftësia për t’u shprehur shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat