Është thuajse e pamundur që këto tre shenja të qajnë

Life style

Është thuajse e pamundur që këto tre shenja të qajnë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Nuk ka rëndësi nëse po kalojnë një ndarje, kanë një ditë të lodhshme dhe sfiduese në punë, apo po shohin një film që të bën të qash me dënesë, këto tre shenja e kanë thuajse të pamundur të qajnë.

Demi

Nëse je një Dem, mund të themi me diku te 99% siguri që ke 6 muaj pa qarë (ose dhe më shumë). S’ka rëndësi se ç’drama po kalon Demi në jetë, sa shumë stres ka me personin e zemrës, apo dhe shumë probleme të tjera, sërish kjo shenjë nuk para loton.

Sigurisht, mund të ndihet i/e acaruar, apo edhe i/e nevrikosur, sërish Demi ka nevojë që t’i përballojë gjërat me forcën e paepur. Gjithsesi, duhet pranuar, pasi e kalon dramën, Demi shpërthen në lot. Ndodh rrallë, domethënë, më shpesh ndodh një eklips, por sërish, Demi edhe mund të qajë. Gjithnjë kur është vetëm!

Bricjapi

Bricjapi është në krye të listës për shenjat më pak emocionale. Sipas astrologes Michelle Bell, shenja e Tokës ka tendencën që të jetë shumë racionale dhe thuajse aspak e ndjeshme. Ndërsa shumë njerëz mendojnë se të qash të lehtësosh, Bricjapi as nuk e ka fare në plan të derdhë lot.

Bricjapi udhëhiqet nga Saturni, planeti i detyrave dhe përgjegjësive, ndaj natyrshëm e gjejnë veten duke dalë nga një situatë e ndërlikuar.

Ujori

Ujori jeton në botën e tij unike dhe autentike dhe është një mision i komplikuar që ta lëvizësh nga kjo botë. Në fakt, ka ca raste që Ujori mund të derdhë një lot nga e qeshura, nga një film komedi, apo kur rrëzohet dikush, ndërsa për probleme, nuk ka gjasa.

Si një shenjë Ajri, Ujori mund të shkëputet emocionalisht nga realiteti, ndaj është mëse e kuptueshme pse nuk derdh lot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat