Pse qëndrimi ulur në punë rrezikon shëndetin?

Life style

Pse qëndrimi ulur në punë rrezikon shëndetin?

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Puna në zyrë mund të bajt qëndrimin ulur të pashmangshëm, por sipas disa hulumtimeve, qëndrimi i zgjatur ulur është i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Një studim i më shumë se 481 mijë njerëzve i botuar këtë javë në JAMA Network Open ka zbuluar se ata që e kalojnë pjesën më të madhe të kohës ulur në punë, kishin një shans 16 për qind më të lartë për të vdekur nga çfarëdo shkaku. 34 për qind rrezik më i madh për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ky hulumtim pason një studim të janarit të vitit 2023 të botuar në Medicine & Science in Sports & Exercise, një revistë e Kolegjit Amerikan të Mjekësisë Sportive, i cili zbuloi se koha e pandërprerë ulur mund të jetë e keqe për shëndetin tuaj. Por ju nuk duhet të lini punën tuaj të lidhur në tavolinë në favor të diçkaje më fizike në mënyrë që të shmangni “grackat’ e shëndetit fizik.

Një tjetër sugjerim, nga studiuesit, është të ndani sasinë e kohës që kaloni ulur në punë në përgjithësi. Punëtorët në zyrë mund të bëjnë një shëtitje jashtë apo edhe rreth zyrës tuaj ndërsa jeni në një telefonatë, ose të ecni me ritëm në zyrë disa herë në orë. (Thjesht tregoni kolegëve tuaj se pse po e bëni këtë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat