5 gjëra që s’duhet t’i thoni kurrë dikujt që është tradhtuar!

Life style

5 gjëra që s’duhet t’i thoni kurrë dikujt që është tradhtuar!

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 19:39
Ilustrim

1. "Nëse tradhton një herë, do tradhtojë gjithmonë'.

Mendoni se shoqja juaj nuk duhet t'i besojë më kurrë personit që e tradhtoi. Por ky lloj komenti gjithëpërfshirës nuk lë vend për mundësinë që situata të përmirësohet. Je duke hequr çdo shpresë, kur, në fakt, disa marrëdhënie shërohen dhe përmirësohen. Në vend të kësaj, përqendrohuni në gjendjen e saj aktuale mendore dhe pranoni dhimbjen e fortë që po përjeton.

2. “Burrat tradhtojnë për një arsye”.

Arsyet pse njerëzit tradhtojnë ndryshojnë, duke filluar nga papjekuria deri te sjellja seksuale kompulsive. Megjithatë, detyra jote nuk është të analizosh partnerin e mikeshës. “Shmangni vënien e ‘fajit’ për veprimet e tij”.

3. "Të paktën ai nuk bëri atë që bëri (një shok tjetër)."

Mendon se do ta gëzosh shoqen me historinë 'horror' të dikujt tjetër që duket më e keqe se ajo e saj, por kjo diskrediton përvojën që ajo ka. Tregimi i përrallave të fatkeqësive të njerëzve të tjerë nuk është i dobishëm. Në vend të kësaj, pranoni se situata dhe reagimet e saj janë unike dhe ngushëlloni atë me fjalinë "Unë jam këtu për ty..." Më mirë akoma, ofroni mënyra konkrete për ta ndihmuar. 

4. “Duhet ta falësh/të harrosh”.

Kur një mikesh ndihet e humbur, të qenit engjëlli i saj udhërrëfyes' mund të duket si mënyra më e mirë e veprimit. Megjithatë, ti nuk je në vendin e saj dhe nuk e di se si do të silleshit në rrethanat e saj. 

Çfarë është më mirë? Thuaj diçka të tillë si, "Unë e di që çfarë do që të zgjedhës do të jetë më e mira për ty", gjë që tregon shqetësimin tuaj si dhe besimin  se ajo mund të vendosë vetë se çfarë të bëjë në vijim.

5. “Tradhtia nuk ka të bëj me seksin/tradhtia ka të bëj me seksin”.

Arsyet e tradhtive nuk janë aq bardh e zi. Përveç kësaj, "nuk e dini nëse seksi apo tradhtia emocionale është më shqetësuese për atë", thotë Dr. Sherman. Për më tepër, komentet në lidhje me aspektin fizik të tradhtive krijojnë imazhe që mikesha juaj zemërthyer më mirë mos t'i imagjinojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat