15 gjëra të përbashkëta që kanë njerëzit e lumtur

Life style

15 gjëra të përbashkëta që kanë njerëzit e lumtur

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Kërkimet për lumturinë janë të shumta, nga mësimet prej njerëzve më të lumtur në botë, te hulumtimi i zonave blu të lumturisë.

Por, Dan Witters, drejtor kërkimor në "Gallup National Health and Well-Being" thotë se ka bërë shumë studime për të kuptuar se cilat janë shenjat dalluese që bashkojnë njerëzit e lumtur në çdo cep të botës. Sipas Dan, lumturia del nga një grup faktorësh që lidhen me stilin e jetesës, zakonet dhe përditshmërinë.

Nëse edhe ju keni këto 15 pika të përbashkëta me njerëzit e lumtur, me siguri jeni një prej këtyre të fundit.

#1 Menaxhoni mirë financat dhe jetoni sipas mundësive tuaja. Keni mjaftueshëm para për të bërë gjithçka që doni

#2 Ju vendosni qëllime vazhdimisht dhe i arrini ato

#3 Gjithmonë gjeni kohë për udhëtime apo pushime me familjen dhe miqtë

#4 Përdorni forcat tuaja për të bërë atë që dini të bëni më mirë çdo ditë

#5 Ndiheni të sigurt në komunitetin tuaj

#6 Mësoni diçka të re ose interesante çdo ditë

#7 Ju keni dikë në jetën tuaj që ju inkurajon të jeni i/e shëndetshme

#8 Ushqeheni mirë çdo ditë

#9 Konsumoni pesë racione me fruta dhe perime të paktën katër herë në javë

#10 Ju shkoni te dentisti të paktën një herë në vit

#11 Në 12 muajt e fundit, keni marrë nisma për të përmirësuar apo investuar në zonën ku jetoni

#12 Nuk pini duhan

#13 Keni peshë normale dhe metabolizëm të mirë

#14 Ushtroheni të paktën 30 minuta tre herë në javë

#15 Jeni aktivë dhe produktivë çdo ditë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat