6 hapa për të qenë sa më të përqendruar dhe për të arritur lehtësisht objektivat tuaja

Life style

6 hapa për të qenë sa më të përqendruar dhe për të arritur lehtësisht objektivat tuaja

Më: 26 janar 2024 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Përmbushja e një objektivi të caktuar mund të kërkojë shumë punë.

Por edhe nëse ju jeni duke u marrë me një projekt, të cilin e pëlqeni dhe doni ta përfundoni sa më parë, elemente të tilla si rrjetet sociale apo disa të tjera mund t’ju shpërqendrojnë duke ndikuar në këtë mënyrë në ngadalësimin e përfundimit të projektit.

Nëse doni që të jeni sa më të organizuar dhe të përqendruar, ju këshillojmë të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Jepini fund përmbushjes së disa punëve njëherësh

Në vend që të mundoheni të përfundoni shumë punë njëherësh, ne ju këshillojmë që secilës prej tyre t’i kushtoni kohën e saj.

2. Mos e kaloni kohën e pushimit duke punuar

Një prej mënyrave më të mira dhe që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit të përqendrimit është koha e pushimit, të cilën ju duhet ta shpenzoni duke pushuar dhe jo duke punuar.

3. Ecni sa më shumë

Të jeni të sigurt se ju nuk do të keni rezultate të kënaqshme për sa i përket nivelit të lartë të përqendrimit në punë, nëse e kaloni të gjithë ditën përpara kompjuterit. Prandaj, fikeni kompjuterin dhe telefonin tuaj celular për 20 minuta apo 30 minuta dhe dilni për të bërë një shëtitje. Do ta shikoni që kur të rifilloni punën do të jeni më të përqendruar.

4. Aplikacionet ndihmuese

Këshillohet të përdorni aplikacione të tilla si “Rescue Time” për shembull, të cilat do t’ju bëjnë të kuptoni se pse një detyrë e caktuar po ju merr më shumë kohë sesa një tjetër.

5. Meditoni

Meditimi është një prej mënyrave më efikase për të rritur nivelin e përqendrimit. Ka ushtrime të ndryshme meditimi dhe mbi të gjitha shumë të shkurtra, të cilat do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit tuaj të përqendrimit në punë.

6. Shmangni në maksimum zhurmat rrethuese

Nëse punoni në një ambient pune ku zhurmat janë të pashmangshme, këshillohet që të vendosni kufje, sepse në këtë mënyrë ju do të përqendroheni në projektin tuaj, pa u shpërqendruar nga zhurmat rrethuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat