Si të mburresh për arritjet e tua pa u dukur arrogant/e?

Life style

Si të mburresh për arritjet e tua pa u dukur arrogant/e?

Më: 11 janar 2024 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Nuk është aspak gabim të tregosh herë pas here për arritjet e tua, por në kohët që po jetojmë kur ka kaq shumë probleme, ekspertë e komunikimit shprehen se ekziston një lloj frike se personi përballë mund ta marrë si mendjemadhësi çdo bisedë rreth suksesit.

Por ka disa këshilla specifike se si mund ta bësh këtë pa u ndjerë aspak keq që tregove të vërtetën.

Meredith Fineman, autore e “Brag Better: Master the Art of Fearless Self-Promotion”, ka zbuluar për Cosmopolitan disa nga këshillat për komunikim më të mirë.

Si fillim duhet të pranosh dhe kuptosh se arritjet e tua janë të vlefshme për t’u ndarë me të tjerët!

Nuk të duhet të fitosh një çmim që të tregosh për arritjet e tua dhe është e rëndësishme të mos biesh pre e frikës. Madje sipas Meredith, frika është tregues se je shumë i aftë në atë që bën.

Prano që të mburresh është pjesë e të qenurit i mirë në punën tënde: Nuk ka rëndësi në çfarë profesioni je, gjithmonë do të duhet të flasësh për punën e mirë që ke bërë para personave që njeh.

Duhet ta kthesh në prioritet të treguarin e punëve të mirave që ke bërë: Sidomos në ambientin e punës, ka rëndësi të vësh në dukje arritje të ndryshme, pasi në raste të caktuara ato biseda bëhen vendimtare të së ardhmes tënde në kompaninë ku punon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat