Studimi zbulon se në cilën orë të ditës lindin shumica e foshnjave

Life style

Studimi zbulon se në cilën orë të ditës lindin shumica e foshnjave

Më: 10 janar 2024 Në ora: 23:33
Ilustrim

Një studim i botuar në revistën ‘Plos One’ analizoi më shumë se pesë milionë lindje midis 2004 dhe 2015 dhe zbuloi se 28.5 për qind e foshnjave lindnin midis orës 9 të mëngjesit dhe 16:50 gjatë ditëve të javës.

Megjithatë, numri më i madh i lindjeve, deri në 71,5 për qind, ndodhin gjatë fundjavave ose festave ndërmjet orës 17:00 dhe 08:59.

Lindjet e paracaktuara me prerje cezariane përbënin 9.2 për qind të lindjeve dhe shumica ndodhën gjatë ditëve të javës midis orës 9:00 dhe 11:59.

Lindjet e shkaktuara, të cilat përbëjnë më shumë se një të pestën e të gjitha lindjeve, ka më shumë gjasa rreth mesnatës të së martës dhe të shtunave, si dhe në ditët para festave publike.

Numri më i ulët i lindjeve është regjistruar në Krishtlindje (sipas kalendarit Gregorian).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat