5 gabimet që bëjnë gjyshërit në raport me nipërit/mbesat

Life style

5 gabimet që bëjnë gjyshërit në raport me nipërit/mbesat

Më: 6 janar 2024 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Shumë prindër, mendojnë se angazhimi i gjyshërve në rritjen e nipërve dhe mbesave është një çështje argëtuese, që i mbush me emocion, shpresë dhe lumturi. Por, sipas ekspertëve ka disa mënyra apo hapa të gabuar që ndoshta edhe pa dashje gjyshërit i bëjnë pa marrë miratimin e prindërve më parë.

Ja pesë gabime që gjyshërit duhet t’i shmangin:

-Dhënia e dhuratave apo parave pa miratimin e prindërve

Gjyshërit e konsiderojnë shpesh normale blerjen e dhuratave me idenë që të gëzojnë nipërit/mbesat e tyre, por kjo shihet si burim tensioni nëse më parë gjyshërit nuk kanë marrë miratimin e prindërve. Ndonjëherë gjyshërit mund të futen në telashe sepse blejnë gjëra për nipërit/mbesat që prindërit mund të mos i miratojnë, si dhurata të shtrenjta ose të tepruara, ndaj më parë mirë është që ata të pyesin prindërit.

-Mosrespektimi i orareve të prindërve

Nëse një gjysh/e vepron si kujdestar/e mund të lindin pakënaqësi. Shumë herë, gjyshërit harrojnë që fëmijët janë në punë me orare të zgjatura dhe plot angazhime të tjera, ndaj duhet parë mundësia e ndihmës dhe kohës së kaluar me nipërit/mbesat. Mos harroni, se kalimi i kohës cilësore me ta është më e rëndësishme se sasia.

-Mosrespektimi i kufijve

Të anashkalosh autoritetin dhe dëshirat e prindërve është një tjetër fushë ku gjyshërit futen në telashe.

-Kritikojnë stilin e prindërimit

Gjyshërit shpesh kanë një qasje ndryshe ndaj prindërimit që mund të jetë në kundërshtim me mënyrën se si fëmijët e tyre po i rrisin nipërit/mbesat. Ata mund të ndihen të mosrespektuar nëse prindërit duket se e shpërfillin përvojën, por në fund të fundit, ata duhet të marrin vendime që duken më të mira për familjen. 

-Nuk punojmë me problemet që lindin

Sigurisht, kujdesi për nipërit/mbesat mund të jetë i ndërlikuar dhe shpesh kërkon që gjyshërit të marrin vendime. Është e pashmangshme që në një moment ata të bëjnë diçka kundër dëshirës së prindërve. Mënyra se si e trajtojnë këtë do të vendosë tonin për ecurinë e marrëdhënies. Nëse u tregojnë fëmijëve se e respektojnë kohën dhe autoritetin e tyre si prindër, do i ndihmojë të forcojnë rolin si gjysh/e i/e besuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat