Proporcionet e vagjinës: Cila është e vogël, cila e madhe?

Life style

Proporcionet e vagjinës: Cila është e vogël, cila e madhe?

Më: 5 janar 2024 Në ora: 05:49
Foto ilustrim

Çështja e madhësisë së vagjinës gjithmonë ka qenë pa përgjigje konkrete

Këto janë masat standarde të gjenitaleve femërore.

Vagjina është muskul i cili sikur të gjithë të tjerët në trup mblidhet dhe relaksohet.

Deri te relaksimi vjen për shkak të mungesës së ushtrimeve dhe për shkak të lindjes.

Të gjitha vagjinat zgjerohen gjatë seksit, ndërkaq numri i marrëdhënieve ndikon në madhësi.

Sipas një studimi të më shumë se 200 femrave, kanali vagjinal mesatarisht është i gjatë 9,6 centimetra, ndërkaq i gjerë prej2,5 deri në 3,5 centimetra.

Buzët e mëdha

Kjo është pjesa gjenitale e cila mbron vagjinën.

Buzët e mëdha mesatarisht janë të gjata rreth 8,1 centimetra. Megjithatë, dallimi i madhësisë është dukshëm më i madh nga kjo – në studim ishin prej 4,5 deri në 11,5 centimetra.

Madhësia e buzëve të vagjinës nuk ka lidhje me madhësinë e vagjinës, ndërsa interesante është që buzët zvogëlohen me plakjen e femrës.

Buzët e vogla

Quhen ndryshe edhe buzë të brendshme, ndërsa ato rrethojnë bash vrimën e vagjinës.

Është interesante që buza e majtë e vogël mesatarisht është diç më e gjerë – rreth 2,1, ndërkaq e djathta rreth 1,9 centimetra.

Buza e majtë e vogël është e gjatë rreth 4 centimetra, ndërsa e djathta rreth 3,8 centimetra.

Klitorisi

Ekziston vërtet dallim i madhësisë së klitorisit, varësisht nga femra.

Gjerësia mesatare e klitorisit është rreth 0,8 centimetra.

Gjatësia mesatare është 1,6 me distancë prej 0,4 deri 4,0 centimetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat