Pse është kaq e rëndësishme të qeshim me shpirt?

Life style

Pse është kaq e rëndësishme të qeshim me shpirt?

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Kur jeta na përball me vështirësi, është normale të ndihemi të trishtuar, negativë apo të lodhur. Ndërsa nuk duhet t’i shtypim gjithë ndjenjat e trishta, ne duhet të marrim edhe hapat e nevojshëm për të arritur një terren më të lumtur, më të fortë. Humori është një mjet që mund të ndihmojë me këtë.

Humori ul stresin

Akti fizik i të qeshurit çliron endorfina që na bëjnë të ndihemi mirë. Merrni parasysh një kohë stresi ose trishtimi të madh. Nuk është e pazakontë që gjatë atij momenti, dikush të thotë diçka qesharake dhe njerëzit të qeshin. Ky humor, megjithëse i pavend, është ai që prish tensionet dhe forcon lidhjet dhe marrëdhëniet.

Ne mund ta sjellim të njëjtën nevojë për lehtësi në vendin e punës. Shprehja: “Ata që e duan punën, nuk iu duhet të punojnë asnjë ditë në jetën e tyre”, është e vërtetë. Humori barazohet me argëtimin. Kur argëtohemi, kënaqemi me atë që bëjmë, madje edhe detyrat më të lodhshme nuk janë aq stresuese. Theksimi i ekuilibrit punë-jetë është një trend në shumë organizata. Disa kompani kanë kohën dhe ambientin për të luajtur, për t'u argëtuar dhe për të qeshur. Këto iniciativa ulin nivelet e stresit dhe, në fund të fundit, rrisin produktivitetin.

Humori lehtëson dhe forcon marrëdhëniet

Kur qeshim me të tjerët, krijojmë kujtime dhe forcojmë marrëdhëniet tona. Njerëzit kujtojnë se si të tjerët i bëjnë ata të ndjehen dhe shumë kujtime lidhen me momente të qeshurash dhe gëzimi.

Për fat të keq, disa e përdorin humorin për të mbuluar pasiguritë ose për t'u fshehur nga ndjenjat e tyre të vërteta. Kjo nuk është ideale.

Humori eviton situatat e pakëndshme apo “sikletin” në punë

Për shembull, kur një udhëheqës bën shaka me veten, punonjësit e shohin atë si një njeri më të këndshëm. Kjo promovon raport më të mirë të përgjithshëm dhe rritje të produktivitetit. Takimet mes ekipit apo mbledhjet e punës janë më të pëlqyeshme dhe bëhet më shumë punë sepse punonjësit komunikojnë dhe pëlqejnë të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, ka një kohë dhe vend për të bërë humor dhe sigurisht që ka situata apo momente ku shakatë do ishin të tepërta, por gjetja e kësaj mesatareje apo e momentit për të hedhur një shaka të mirë mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit, në forcimin e lidhjeve dhe në krijimin e një mjedisi pune më të rehatshëm dhe produktiv.

Këshillë: Për javën tjetër, gjeni një gjë që ju bën të qeshni çdo ditë. Shihni se si ato pak minuta do ndikojnë pozitivisht në qëndrimin dhe gjendjen tuaj emocionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat