Pse ju lotojnë sytë në temperatura të ftohta? Si mund të veproni?

Life style

Pse ju lotojnë sytë në temperatura të ftohta? Si mund të veproni?

Më: 2 janar 2024 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Kur temperaturat janë nën zero sytë prodhojnë një sasi më të madhe lotësh. Ky është një mekanizëm mbrojtës që vepron kur ajri është i ftohtë dhe lagështira më e madhe se zakonisht.

Duke qënë se sytë lotojnë më shumë fëmijët por edhe të rrriturit do t’i fshijnë më shpesh duke rritur kështu rrezikun e irritimit.
Për të mbrojtur sytë tuaj dhe të fëmijës duhet të përdorni syze (ka specifike edhe për fëmijë), sidomos gjatë ditëve të ftohta, me diell dhe erë.

Gjatë këtyre ditëve sytë tuaj janë të ekspozuar ndaj stresit ambiental dhe për pasojë do të ketë më shumë mundësi për irritim. Ekziston gjithashtu edhe mundësia e shfaqjes së konjuktivitit nga rrezet e diellit.

Në këtë rast sytë do të jenë të kuq dhe do të japin po të njëjtën bezdi që jep edhe futja e një objekti të huaj brenda tyre (për shembull futja e një qerpiku). Në rastin e konjuktivitit syri do të thahet dhe membrana e brendshme e tij do të vishet me sekrecione. Në këtë rast këshillohet të flisni me mjekun e fëmijës i cili mund të këshillojë përdorimin e lotit fallco i cili lubrifikon syrin dhe lehtëson simptomat.

A është e mundur ta parandalojmë këtë?

Për të parandaluar irritimet dhe infeksionet është shumë e rëndësishme të evitojmë prekjen e syve dhe nga ana tjetër duhet të lajmë shpesh duart me sapun.

Gjithashtu këshillohet që sytë e fëmijës të lahen rregullisht, ndërsa femrat të pastrojnë gjithmonë tualetin nga sytë para se të shkojnë në gjumë.

Në lidhje me pastrimin e syve mund të përdorni peceta që pastrojnë tualetin pa irrituar sytë, ndërsa tek syte e fëmijës mund të përdorni garza sterile me solucion fiziologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat