Sa ndikojnë ushtrimet për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme?

Life style

Sa ndikojnë ushtrimet për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme?

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 08:25
Disa nga këta faktorë nuk mund të ndryshohen

Ka shumë faktorë kur bëhet fjalë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Disa nga këta faktorë nuk mund të ndryshohen, ndërsa shumë të tjerë janë të modifikueshëm, shkruan Medical News Today.

Një studim i ri nga studiuesit në Universitetin e Jyväskylä ka zbuluar se edhe pse stërvitja është e rëndësishme për të jetuar një jetë të gjatë, ndjekja e zakoneve të tjera të jetesës së shëndetshme mund të ketë një ndikim edhe më të madh.

Gjithashtu, në studim, studiuesit diskutojnë se derisa kërkimet e mëparshme tregojnë një lidhje midis stërvitjes dhe një rreziku më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe sëmundjeve kardiovaskulare, disa kërkime të mëhershme zbuluan se ushtrimi nuk ulë shancet e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe rastet e sëmundjeve kardiovaskulare në të rriturit dhe të moshuarit ose njerëzit me sëmundje kronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat