Hetuesja private tregon disa shenja që sugjerojnë se partneri mund t’ju tradhtojë

Life style

Hetuesja private tregon disa shenja që sugjerojnë se partneri mund t’ju tradhtojë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 20:15
Ilustrim

Ju e njihni më së miri partnerin tuaj, kështu që nëse diçka ju duket e gabuar, ndoshta keni të drejtë. Sjellja misterioze është një tregues kryesor se diçka nuk është në rregull.

Ka disa shenja kryesore që tregojnë se partneri mund t’ju tradhtojë – tregon hetuesja private me bazë në Norëich, Charlotte Notley, e cila themeloi ‘Taylor Investigations’ në 2016.

Ajo kaloi vite duke hetuar aktivitete të dyshimta të bashkëshortëve që tradhtonin. Tani ka këshilluar si ta gjurmoni partnerin tuaj dhe të zbuloni nëse ai/ajo është i/e pabesë.

“Distanca do të jetë treguesi i parë”, është shprehur hetuesja duke shtuar se kontrollimi i destinacioneve të mëparshme në navigacion mund të sigurojë një të dhënë kryesore.

Charlotte rendit edhe gjëra të tjera për të pasur kujdes: “Një shenjë tjetër është fshehja e telefonit dhe koha e dyshimtë e qëndrimit në telefon pa shumë shpjegime”, shpreht ajo duke këshilluar që të kontrolloni gjithashtu për ndryshime në rrjetet e tyre sociale, ndjekësit dhe miqtë e rinj.

“Kontrolloni historinë e shfletuesve në pajisjet e përbashkëta”, sugjeron hetuesja duke këshilluar që të bëni një vizitë të befasishme në vendin e punës së partnerit.

“Ju e njihni më së miri partnerin tuaj, kështu që nëse diçka nuk ju duket në rregull, atëherë ndoshta keni të drejtë. Shumica e klientëve që vijnë te ne e dinë se diçka nuk është në rregull dhe ata zakonisht kanë të drejtë. Sjellja e fshehtë është një tregues kyç i një problemi, sepse besimi duhet të jetë gjithmonë aty”, ka deklaruar Notley, citon The Mirror.

Nëse ndiheni të shqetësuar, kërkoni nga partneri juaj t’ju sigurojë se gjithçka është në rregull dhe t’jua kthejë besimin.

“Nëse nuk jeni ende të kënaqur, besoni instinktit tuaj”, është shprehur tutje duke rekomanduar angazhimin e një profesionisti nëse jeni përpjekur të arrini zgjidhjen e çështjes.

Sipas World Population Review, rreth gjysma e njerëzve që janë në nëj lidhje martesore, tradhtojnë bashkëshortët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat