Nga problemet në çift, tek ato ekonomike/ Parashikimi javor i horoskopit nga Meri Shehu

Life style

Nga problemet në çift, tek ato ekonomike/ Parashikimi javor i horoskopit nga Meri Shehu

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:04
Meri Shehu

Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e horoskopit javor për të gjitha shenjat e zodiakut.

Shenjat më me fat, sipas Meri Shehut janë Shigjetari dhe Bricjapi, ndërsa me më pak fat, Gaforrja.

Parashikimi Astrologjik Javor për datën 12 deri në datës 18 Dhjetor 2023:

Është një javë shumë e rëndësishme për Dashët, sepse gjithë preokupimet, prepotenca e tyre dhe ëndërrimet e tyre shkojnë drejt karrierës, drejt famës, drejt një ngritje në një pozicion. Por pas datës 14 duhet të kontaktojnë shumë qetë dhe qartë me eprorët. Mund të kenë shtyrje punësh ose rinovime kontratash. Megjithatë, kjo hëna e re në Shigjetar, sikur ju jep mundësi për kontakte me jashtë ose lidhje me njerëzit nga jashtë, por janë disi zhgënjyese njëherë për njëherë. Kështu që këtë javë mos ta marrin… jo çdo gjë e bukur që ju premtohet mund të jetë realitet, qoftë edhe për jashtë vendit.

Demët do marrin më shumë yje sepse është Jupiteri në shenjën e tyre. Kemi thënë është një nga shenjat e dyta me fat dhe do ta mbarojnë këtë vit me stabilitet. Mërkuri i kundërt në Bricjap nuk ju sjellë ngatërresa të mëdha, thjesht planifikimet që do bëjnë për jashtë ose ndonjë çështje studimore ose ndonjë çështje bankare mund të ketë shtyrje. Por besoj që nëse i lexojnë me kujdes ato firmosjet ose kontratat, nuk do bëjnë asnjë gabim. Por mund të rikthehet edhe një propozim nga e kaluara, që është bërë për çështje pune ose ekonomike, ose bashkëpunimi, por edhe në jetën personale, martesa të dyta, gjëra të tilla. Edhe mund ta marrin në konsideratë këtë rikthim mbrapa, të propozimeve që mund të vijnë për ta.

Binjakët janë në një fazë, ku duhet të shikojnë mirë marrëdhënien erotike, personale. Se ç’kanë në mendje diçka nga e kaluara. U ka ngelur si e paplotësuar. Dhe thonë këtë vit unë dua ta plotësoj dhe dua një takim shumë shpirtëror, shumë romantik, me dikë që kanë njohur ose janë ndarë në të kaluarën. Shumë Binjak do ta kërkojnë këtë gjysmën e tyre të dytë, qoftë edhe me Mërkur të kundërt, për t’u plotësuar shpirtërisht. Por edhe ekonomikisht, Binjakët ndoshta marrin disa referenca të mira ekonomike ose dalin nga ngatërresat që kanë patur.

Janë me 1 yll sepse i shikoj disi si të preokupuar, jo të qetë, sidomos në ndryshime me punët, me ëndrrat.  Do marrin një zhgënjim me punën e përditshme. Nuk do ndjehen mirë, ose ndonjë shqetësim shëndetësor që nuk e kupton nga u vjen. Por edhe në çift fillojnë disa mosmarrëveshje, ose largohen ose ftohen disi marrëdhëniet me bashkëpunëtorë të ndryshëm. Kështu që Gaforret ta marrin me qetësi, sepse kanë në opozitë, është e vetmja shenjë që e ka në kundërshtim direkt Mërkurin e kundërt. Por edhe Hëna në Shigjetar, nuk ju jep shumë favore këtë javë. Javës tjetër po.

Luanët do kenë debate në punë, do zihen, do grinden ose do vonohen, ose do vejnë në një vend pune që është me udhëtime. S’do gjejnë dot makinën, motorin, do humbin celularin. Domethënë, gjëra kaq të vogla, por që e prishin energjinë e jetës së përditshme, në lidhje me punën. Ose mund t’ju vijë ndonjë punëtor i ri ose ndonjë punëtor që ka qenë në të kaluarën, rikthehet ndonjë shef që s’e kanë patur qejf. Kanë këtë lloj pasigurie dhe pasaktësie. Por, erotikisht në fundjavë, do të jenë të mbushur shumë. Kush t’ju dalë përpara do ta përqafojnë në mënyrë ekstreme.

Si shenjë toke Virgjëreshët, i shikoj më mirë në planin e Mërkurit të kundërt. Rikthehen disa të drejta, disa mundësi, për të realizuar jetën e tyre personale, për të qartësuar jetën erotike, për të vënë disa kufizime ndaj gjërave që duket sikur janë shpërndarë. Domethënë, një premtimi, një vendimi në jetën personale. Kështu që i shikoj shumë të fokusuar tek vetja dhe më shumë sesa duhet madje. Megjithatë, e shikoj si një shenjë tokësore shumë të pozicionuar mirë dhe me lajme të mira, qoftë dhe ekonomike. Pra, rikthehen gjëra të bukura.

Peshoret me Mërkurin e kundër në Bricjap, mund të kthejnë disa tendenca të vështira në çështje familjare. Është një qetësi këto 3-4 ditët e para, por si ajo qetësia para një furtune, që më vonë do plasi një furtunë. Mos mendoni se është një furtunë që do të zgjasë shumë. Duhet të sqarohen mirë me banorët e shtëpisë, me gjërat që kanë aty, çfarë do rregullojnë, çfarë s’do rregullojnë. Ndryshime shtëpish jo tani ose bashkëjetesa, sikur nuk lejohen, por as ndarjet nuk lejohen. Kështu që të ruajnë qetësinë dhe bilancin. Hëna e re në Shigjetar është e mirë për Peshoret gjithsesi, u jep një frymëmarrje të re. Ju jep një mundësi të re për të ëndërruar.

Si shenjë e ujit, këto shenjat e ujit me Mërkurin në Bricjap, nuk është se tentojnë për keq, sepse janë shenjë uji-shenjë toke. Ndoshta do rishikojnë edhe njëherë strategjitë e tyre. Ndoshta mund të rikthehen njerëz nga e kaluara, t’i takojnë. Ndoshta mund të rikthehen edhe në vende të tjera për t’u takuar, por ndoshta mund të rregullojnë edhe diçka në jetën e tyre që nuk e kishin marrë parasysh. Pra, të rregullojnë një gabim që kanë bërë në të kaluarën.

Jo më kot kanë marrë 4 yje, sepse është hëna e re në shenjën e tyre. Fillon një fillim i ri, një Hënë në shenjën e Shigjetarit të bën shumë optimiste. Megjithëse, problemet e Shigjetarëve në këtë periudhë është puna, është ekonomia, do të rrotullohen shumë gjëra tek ekonomia. Do të duan të rifitojnë disa standarde ekonomike, do t’i rifitojnë, por hëna e re tregon që në jetën personale do të jenë pak konfuz, në këtë periudhë.

Megjithëse brenda vetes me hënën e re në Shigjetar, do të duan të frymëzohen, të bëjnë ndonjë art, të ndihen mirë me veten, të ekuilibrojnë veten ose të ndryshojnë punën, ka disa Bricjap që duan të ndryshojnë komplet stilin e punës. Por Mërkuri i kundërt do t’ju sjellë edhe ide nga e kaluara, edhe ide nga e ardhmja. Do merren shumë me veten. Vetëm mos të konfuzohen më shumë sesa duhet dhe mos t’i hapin vetes probleme.

3 yje Ujorët sepse janë pak të brendshëm, të fshehur në planin dhe projektet e tyre. Kanë një punë në mendje, duan ta rregullojnë, ta restaurojnë. Është një punë e fuqishme, por do t’ju eci shumë mirë edhe në këto punët që kanë të bëjnë me mjekësinë, metafizikën, me këto punët e bamirësisë ose me artin ose duan të futen në një stad të përkryer të punëve të tyre. Por përsa i përket Hënës në Shigjetar, kjo është shumë e mirë dhe diçka funksionon edhe për kontakte me jashtë shumë të mira, por edhe për një ndryshim tërësisht të ambientit ku jetojnë. Dhe ju rikthehet një ish nga e kaluar, e konfuzohen pak.

E dëgjuan emrin e tyre. Dielli në Shigjetar do të përballet me Neptunin në Peshk. Neptuni në Peshk është shumë i mirë, por kur përballet me Diellin, e vesh atë Diellin me lloj-lloj pëlhurash përpara dhe nuk duket ajo ikona e qartë. Kjo periudhë është shumë e mirë për Peshqit, për të fantazuar, për të bërë ato mashtrimet e veta të vogla, për t’ju marrë mendjen të tjerët, për të bërë ato magjitë e tyre të vogla, në kuptimin e mirë që të afrohen. Mbase japin më pak, por duket sikur japin më shumë. Por e rëndësishme është që miq do vijnë nga e kaluara, vetëm kujdes me këto hyrjet dhe daljet e shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat