Mos mbaj dikë që dëshiron të largohet. Përndryshe, nuk do ta njohësh atë që do të vijë…

Life style

Mos mbaj dikë që dëshiron të largohet. Përndryshe, nuk do ta njohësh atë që do të vijë…

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Carl Gustav Jung, një nga psikologët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të, lindi më 26 korrik 1875 në Kesswil të Zvicrës. Babai i “psikologjisë analitike” Jung ishte një mendimtar thellësisht filozofik që shqyrtoi të gjitha aspektet e personalitetit njerëzor. 17 citimet e mëposhtme e Carl Jung-ut na ndihmojnë të njohim aspektin tonë të karakterit:

1.“Të njohësh anën tënde të errët është mënyra më e mirë për të përballuar anën e errët të të tjerëve”.

2.“Mos mbani dikë që dëshiron të largohet. Përndryshe, ju nuk do ta njihni atë që po vjen”.

3.”Ajo që njeriu nuk dëshiron të dijë për veten, përfundon si fati”.

4.“Gjithçka që na shqetëson tek të tjerët, mund të na çojë drejt të kuptuarit të vetvetes”.

5.“Takimi i dy personaliteteve kur bashkohen është si kur bashkohen dy elementë kimikë: nëse ka një reagim, të dy transformohen”.

6.“Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur. Unë jam ajo që zgjedh të jem”.

7.“Nëse je person karizmatik, nuk do të thotë se ke fituar diçka. Do të thotë që duhet të kthesh diçka”

8.“Njeriu ka nevojë për vështirësi. Ato janë thelbësore për shëndetin”.

9.“Ëndrrat tuaja do të realizohen vetëm kur të shikoni thellë në zemrën tuaj. Kushdo që shikon jashtë është duke ëndërruar. Kush shikon brenda vetes zgjohet.”

10.“Njerëzit do të bëjnë gjithçka, çdo gjë absurde për të shmangur përballjen me veten”.

11.“Ne të gjithë ndajmë një mendje kolektive të pavetëdijshme, të formuar nga kujtimet dhe modelet e sjelljes gjatë historisë njerëzore. Nga këtu vijnë gjërat si frika primare dhe misticizmi”.

12.“Depresioni është si një grua në të zeza. Nëse ajo shfaqet, mos e përzëni. Ftojeni atë në ju dhe lëreni të flasë me ju”.

13.“Asgjë më e keqe nuk mund t’i ndodhë dikujt sesa të kuptohet plotësisht”.

14.“Fjala “lumturi” do të humbiste kuptimin e saj nëse nuk do të balancohej nga trishtimi”

15.“Sa më shumë të rezistosh, aq më shumë do të vazhdojë”.

16.“Kush shikon jashtë ëndërron. Kush shikon brenda vetes zgjohet”.

17.“Ne besojmë se jemi në kontroll të plotë të jetës sonë. E megjithatë, një mik mund të zbulojë lehtësisht një aspekt të vetes që ne nuk e dinim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat