Dhjetori do të nisë me këmbë të mbarë për këto 5 shenja të horoskopit

Life style

Dhjetori do të nisë me këmbë të mbarë për këto 5 shenja të horoskopit

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Fillimi i këtij muaji sjell pak gëzim dhe qetësi në shtëpitë e të gjithëve. Pas një viti të vështirë dhe të dhimbshëm, dhjetori nuk do ta përmirësojë shumë situatën për disa persona. Sipas horoskopit për disa shenja periudha e fatit të keq dhe pasigurisë mund të vazhdojë. Për të tjerët, ky muaj do të jetë pothuajse një lehtësim dhe do të japë energji të reja për vitin e ri. Më poshtë do të zbulojmë se cilat do të jenë shenjat më me fat të javës së parë të dhjetorit.

Java e parë e dhjetorit do të jetë shumë pozitive për të lindurit në shenjën e Dashit. Dielli së bashku me planetët e tjerë do të jetë i favorshëm që në datën 2 dhjetor dhe do të vazhdojë të jetë i tillë gjatë gjithë fundjavës. Për sa i përket sferës së punës, propozime të reja dhe marrëveshje tregtare vërtet interesante janë në rrugë e sipër. Ndërsa për sa i përket sferës emocionale, në marrëdhëniet në çift do ketë disa tensione, por të përkohshme. Megjithatë, për beqarët do të ketë mundësi të shkëlqyera për të rindezur flakët e vjetra ose për të bërë takime të reja.

Një tjetër shenjë me fat do të jenë Peshqit. Ditët e para të dhjetorit do t’i kushtohen qetësisë. Puna do jetë gjithmonë e vrullshme, si zakonisht, por do të japë shumë kënaqësi nga pikëpamja ekonomike. Në familje mund të vijë një kthesë e papritur dhe më në fund të marrin jetë disa projekte në pritje.

Ndër shenjat më me fat të pjesës së parë të dhjetorit gjejmë Luanin. Pas një viti me ulje-ngritje, më në fund ka ardhur koha e shpengimit për këtë shenjë. Me Diellin dhe Mërkurin të favorshëm do të nisë një periudhë qetësie sidomos në sferën e biznesit dhe atë ekonomik. Në fakt, puna do të shkojë mirë dhe ndoshta mund të vijnë edhe disa fitime të papritura. Përsa i përket dashurisë, çiftet në krizë nuk do kalojnë shumë mirë dhe sërish do ketë zënka të shumta.

Dhjetori do të nisë me këmbën e djathtë edhe për Bricjapin, i cili do të përjetojë një situatë të anasjelltë në krahasim me Luanin. Në fakt, të paktën ditët e para nuk do të ketë asnjë lajm të rëndësishëm në frontin e punës. Nga ana tjetër, do të jetë një javë plot surpriza për sa i përket dashurive familjare. Mund të jetë koha e duhur për të organizuar një udhëtim të këndshëm. Megjithatë, për Luanin dhe Bricjapin, ky do të jetë vetëm fillimi, sepse të dy do të kalojnë edhe disa pushime shumë të veçanta Krishtlindjesh.

Shenja e pestë dhe e fundit që do të jetë me shumë fat në javën e parë të dhjetorit është Shigjetari. Pas një muaji nëntori disi të luhatshëm, më në fund mund të vijnë lajme të mira. Priten 7 ditë intensive si në aspektin e punës ashtu edhe në atë familjar, por më në fund të gjitha përpjekjet do të japin rezultat. Ndoshta mund të ketë një rritje page ose disa fitime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat