Ja se kur përfundojnë kujtimet tona të fëmijërisë, sipas shkencës

Life style

Ja se kur përfundojnë kujtimet tona të fëmijërisë, sipas shkencës

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Sipas shkencës, mosha gjashtë deri në shtatë ose tetë vjeç është mosha kur kujtimet e viteve të mëparshme humbasin.

Mosha fatale e harresës fillon rreth moshës 6 vjeç, dhe midis moshës 7 dhe 8 vjeç kujtimet e fëmijërisë pakësohen në mënyrë drastike dhe shumë të shpejtë. Siç kanë treguar studime të ndryshme, ndërsa në moshën pesëvjeçare e gjysmë fëmijët kujtojnë 80 për qind të përvojave që kanë pasur në moshën tre vjeçare, në shtatë e gjysmë ata mund të kujtojnë më pak se gjysmën. Cila është arsyeja e këtij kolapsi të kujtesës që ndodh menjëherë pas fillimit të shkollës fillore?

Sipas studimeve të fundit, fshirja e kujtimeve lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si zhvillohet truri gjatë fëmijërisë. Në vitet e para të jetës, rritja e lidhjeve të reja midis neuroneve është e trazuar – dhe është në këtë mënyrë që fëmija të mësojë detyra të reja – ndërsa me moshën e rritur ka një lloj “krasitje” të lidhjeve të vendosura në periudhat e mëparshme.

Në këtë fazë, rrjeti i qarqeve që së bashku kontribuojnë në krijimin dhe mirëmbajtjen e kujtimeve, dhe në veçanti hipokampusi, qendra e operacioneve të kujtesës, po ndërtohet dhe rinovohet gjithashtu. Për këtë arsye, kujtimet e fituara deri në atë moment do të zhdukeshin për t’u lënë vend të tjerëve. Kjo hipotezë mbështetet nga disa eksperimente të fundit të kryera tek minjtë.

Të dhënat e eksperimenteve tregojnë se kujtimet e fëmijërisë nuk janë zhdukur, por janë ruajtur ende në ndonjë qark nervor tek i cili nuk mund të kemi më akses. Me pak fjalë, humbja e kujtimeve të fëmijërisë do të ishte çmimi për të paguar për maturimin e trurit që na lejon të bëhemi të rritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat