Jam një terapist seksi: 3 gjërat që burrat duhet t’i dinë në një lidhje

Life style

Jam një terapist seksi: 3 gjërat që burrat duhet t’i dinë në një lidhje

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Asnjë raport nuk mund të jetë një vijë lineare nga fillimi në fund dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me seksin! Në të 20-tat, të gjithë e dinë rëndësinë e intimitetit, seksit të shfrenuar, deri në momentin kur nisin ankesat nga të dy partnerët.

Ka shumë çifte që kanë probleme në marrëdhëniet e tyre dhe sërish nuk zgjedhin të flasin me specialistët siç janë terapistët e çifteve. Njerëzit ndryshojnë, jeta po ashtu, nevojat mes partnerëve gjithashtu, ndaj dhe sipas Eric FitzMedrud, një terapist për çiftet, ka disa gjëra që sidomos burrat duhet të dinë në një lidhje, në mënyrë që raporti i tyre të funksionojë!

Ja tri më të rëndësishmet: 

#1 Presioni vret dëshirën

Nëse nuk mund t'i rregulloni përgjigjet tuaja emocionale kur një partner refuzon të bëjë seks, pasojat emocionale të refuzimit krijojnë presion për partnerin/en. Kur partneri/ja ndihet nën presion, nuk ka vend që ai/ajo të ketë dëshirë, sepse dëshira juaj po merr të gjithë vëmendjen.

#2 Një “JO” nuk duhet të jetë pengesë për raportin

A e dini se çfarë e ndërpret rrjedhën normale të një raporti? Ndjenja lëndimit. Një “jo” nuk mund të bëhet pengesë për raportin tuaj. Marrëdhëniet kanë ulje-ngritjet dhe këto situata na mësojnë më shumë për partnerin/en.

#3 Tregohuni mbështetës

Nëse partneri/ja po përpiqet të kalojë traumat e kaluara, ju mund të bashkëpunoni duke pyetur: "A ka ndonjë gjë që duhet të bëj ose të mos bëj, për të ndihmuar të jesh i/e sigurt?" Nëse e “ngacmoni” traumën e tyre, qoftë edhe pa dashje, mos kaloni në “pozicion mbrojtës”, por përpiquni ta kuptoni dhe të flisni hapur me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat