Nuk keni fat, nuk keni para, nuk ju ec në punë? Lulen që duhet ta largoni menjëherë nga shtëpia

Life style

Nuk keni fat, nuk keni para, nuk ju ec në punë? Lulen që duhet ta largoni menjëherë nga shtëpia

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Sipas Feng Shui, disa gjëra nuk duhen mbajtur në shtëpi për shkak të besimit se ato tërheqin energji të keqe dhe në këtë mënyrë pengojnë përparimin e pronarit.

Ky art i lashtë kinez i rregullimit të hapësirës është gjithmonë në harmoni me natyrën dhe kjo ka një rëndësi të madhe nëse doni të ecni përpara në punë dhe të jeni me fat në dashuri.

Ajo që nuk lejohet veçanërisht të mbahet në shtëpi janë lulet e thata.

Shumë e përdorin si dekor në mungesë të kohës, sepse nuk kërkon përkushtim dhe kujdes, por nëse keni lule të thata në shtëpi, hidhini menjëherë.

Bimët në shtëpi simbolizojnë rritjen dhe përparimin e familjes, ndërsa lulet e thata janë krejtësisht e kundërta. Përfaqësojnë energji të ndenjur që ju ngadalëson në gjithçka.

Nëse mbani lule të tilla, ndoshta vuani nga dashuritë e dikurshme, jeni të pafat në atë fushë të jetës, jeni vazhdimisht të lodhur, asgjë nuk ju shkon në punë…

Hidhni lulet e thara dhe blini një bimë në vazo, sepse një bimë e gjallë simbolizon rritjen. Ujiteni rregullisht dhe kujdesuni për të dhe do t’jua kthejë vëmendjen.

Nëse bimët tuaja të brendshme po thahen, sipas Feng Shui, konsiderohet se ndoshta e keni të vështirë të ngriheni në mëngjes, nuk keni rezultate të mira në punë, jeni gjithmonë të lodhur. Pra, kushtojini më shumë vëmendje bimëve, rikuperoni ato dhe lumturia do të kthehet në jetën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat