“Të gjithë në autobus duhet të përshëndesin shoferin”, studimi zbulon arsyen

Life style

“Të gjithë në autobus duhet të përshëndesin shoferin”, studimi zbulon arsyen

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Hulumtimet kanë treguar arsyet se përse duhet të përshëndesim shoferët e autobusëve.

Ekspertët thonë se është e rëndësishme t’u thuash të paktën një “përshëndetje” të thjeshtë drejtuesve të autobusëve. Sipas Dailymail, vetëm 23% e njerëzve e vënë re shoferin kur hipin në autobus dhe më pak se një në 10 kur zbresin. Mjafton një ndërveprim i vogël për ta bërë shoferin më të lumtur dhe për të vazhduar punën e tij më bukur për pjesën tjetër të ditës.

Në një sondazh të kryer në Londër, u intervistuan shoferë autobusësh, të cilët thanë se një “mirëmëngjesi” ose një “faleminderit” i lumturoi dhe kishte një ndikim pozitiv në punën e tyre. Në veçanti, ata thanë se ndihen të respektuar dhe të vlerësuar nga njerëzit kur marrin ndërveprime kaq të vogla.

E keni menduar ndonjëherë se çfarë kanë të përbashkët sediljet e autobusit dhe tapetet e lokaleve? Bëhet fjalë për printin shumëngjyrësh me të cilin janë zbukuruar.

Duke përdorur algoritme komplekse të leximit të mendjes, sediljet e autobusit janë projektuar në mënyrë të tillë që sytë tanë të shpërqendrohen nga e gjithë papastërtia që fshehin. Autobuset në vendin tuaj mund të duken relativisht të pastra, por nëse jeni më të vëmendshëm do të shihni një histori tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat