Këshilla për të dalë nga situata 'mbytëse'

Life style

Këshilla për të dalë nga situata 'mbytëse'

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 22:47
Ilustrim

Ke ditë që po ankohesh se ndjehesh e ngarkuar në punë apo në shtëpi?!

Kemi 3 këshilla praktike që do të të bëjnë një 'organizuese' të mirë të situatave të rrëmujshme në mendjen tënde.

Ja çfarë duhet të bëni kur ndiheni të trullosur dhe nuk keni një ide të qartë rreth asaj që doni të bëni:

Shkruaj qëllime të përditshme apo të përjavshme

Si fillim, nisni të planifikoni javën tuaj ditë pas dite, kështu do të dini paraprakisht se çfarë do ju duhet të bëni pastaj. Kjo ju rrit produktivitetin dhe ju jep mundësi për të qenë më të qartë se çfarë doni të arrini.

Fillo dil me shoqërinë dhe në ato çaste mos mendo për përgjegjësitë

Së dyti, zgjidhni nga një person për secilën ditë të javës me të cilin do të qëndroni. Kjo ju ndihmon të mbani kontakte me njerëz të cilët i doni pavarësisht se sa i zënë mund të jeni.

Bëji qejfin vetes

Së treti, ndani kohë nga çdo ditë e juaja për të bërë diçka për veten. Nuk ka rëndësi nëse merrni të lexoni, të ecni apo të bëni ushtrime fizike, por zgjedhja e një aktiviteti për secilën ditë të javës ju ndihmon të jini në kontakt me veten.

Sapo të filloni zbatimin e këtyre tre hapave të thjeshtë çdo ditë, niveli i stresit do t’ju reduktohet dhe do të qartësoheni ditë pas dite se ku doni të arrini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat