Çfarë është frymëmarrja e hënës që thonë se ndihmon me pagjumësinë

Life style

Çfarë është frymëmarrja e hënës që thonë se ndihmon me pagjumësinë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Hulumtimi i një kompanie dyshekësh ka treguar se teknika e lashtë e “frymëmarrjes së hënës” i ndihmon njerëzit të flenë më shpejtë, madje kjo metodë ka ndikim direkt në çrregullimet e gjumit që lidhen me ankthin dhe jo vetëm.

Çfarë është frymëmarrja e hënës?

Frymëmarrja e hënës është një teknikë e lashtë joge që përfshin rregullimin e frymëmarrjes. Me pak fjalë: "Ju mbyllni vrimën e djathtë të hundës dhe merrni frymë nga e majta," shpjegon ekspertja e jogës Gemma Nice. Thuhet se vrima e majtë e hundës ndihmon në qetësimin e sistemit nervor.

Si mund të ndihmojë frymëmarrja e hënës me pagjumësinë?

Teknika ju ndihmon të rregulloni frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe sistemin nervor, duke ju bërë të ndiheni të qetë, të relaksuar dhe të përgjumur pa e pasur mendjen te puna, emailet e palexuara, presionet për të ardhmen etj. Kjo metodë bën që ju të ndiheni të qetë dhe të çlironi emocionet nga stresi dhe ankthi.

Si ta realizoni?

-Uluni drejt ose shtrihuni, zgjidhni qëndrimin që është më i rehatshëm për ju

-Mbyllni sytë dhe imagjinoni sikur po notoni në pishinë me ujë të ftohë

-Mbyllni anën e djathtë të hundës me gishtin e madh të dorës së djathtë

-Merr frymë përmes vrimës së majtë të hundës dhe më pas mbylleni atë me gishtin e katërt të dorës së djathtë

-Rregulloni frymëmarrjen dhe vazhdoni ta përsërisni këtë veprim për disa minuta

Shpresojmë që ju dhe mendja juaj të ndiheni më pak të lidhur me realitetin dhe botën e jashtme e të bëni një gjumë të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat