6 gjërat që nënë nuk duhet të bëjë me fëmijën

Life style

6 gjërat që nënë nuk duhet të bëjë me fëmijën

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Puna e një prindi nuk është e lehtë, edukimi i fëmijës është i komplikuar dhe kërkon durim e bashkëpunim. Detyra e prindit bëhet edhe më e vështirë nëse nuk dëgjoni nevojat dhe dëshirat e fëmijës dhe nënvlerësoni personalitetin e tij.

6 gjërat që një nënë nuk duhet të bëjë për fëmijën e saj:

Mos e ndihmoni shumë

Kur një prind nuk e lejon fëmijën të bëjë gjërat vetë, ai nuk e ndihmon  të rritet, por pengon zhvillimin e autonomisë së tij.

Ta ndëshkoni për çdo gabim

Ndëshkimi i fëmijëve nuk është asgjë tjetër, veçse lojë pushteti, ku prindi tregon se është më i fuqishëm. Ndëshkimi shkakton frikë, pakënaqësi dhe armiqësi mes jush.

Të zgjidhni ju për të

Të vendosësh se çfarë është e mirë dhe çfarë jo për fëmijën e bën atë të ndihet i paaftë të shprehë veten. Lëreni të zbulojë interesat pa imponim.

Të flisni në emër të fëmijës

Nëse ndërhyni në bisedat e fëmijës dhe përgjigjeni ju për të, do ta vini fëmijën në siklet. Kjo e bën atë të frikësuar.

Të bëni krahasime

Asnjëherë mos i krahasoni fëmijët me motrat, vëllezërit, shokët ose shoqet. Përkundrazi, nxiteni fëmijën të zhvillojë talentet dhe dëshirat e tij, pavarësisht se mund të jenë të ndryshme nga kushdo tjetër.

T’i thoni gjithmonë po

Nëse e mbështesni fëmijën për gjithçka, sepse i druheni reagimit të tij, ju nuk po e edukoni siç duhet fëmijën. Që fëmija të rritet e të bëhet i përgjegjshëm, është e nevojshme që ta kufizoni për gjërat që nuk mund të bëjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat