Pse ju vjen të urinoni gjithmonë kur jeni afër shtëpisë?

Life style

Pse ju vjen të urinoni gjithmonë kur jeni afër shtëpisë?

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Ndonjëherë kur ktheheni në shtëpi nga puna, ose ndoshta, kur jeni në pjesën e fundit të udhëtimit tuaj rrugor dhe kishit shumë nevojë të shkonit në banjë, por ndërsa afroheshit pranë shtëpisë, dëshira u rrit akoma dhe më shumë dhe ju ndiheni në siklet për të gjithë situatën. E gjithë kjo njihet me emrin ” inkontinenca e çelësit “.

Ky fenomen, i njohur si ” inkontinenca e çelësit “, shkakton nevojën për urinim. Është më e zakonshme tek njerëzit me fshikëz tepër aktive dhe mosmbajtje urinare urgjente, por mund t’i ndodhë kujtdo. Ashtu si në rastin e dëgjimit të zhurmës së ujit të rrjedhshëm ose të qëndrimit në mot të ftohtë.

Mendja dhe trupi janë të lidhura thellësisht me njëra-tjetrën dhe të dy punojnë së bashku për të bërë të mundur funksionimin e trupit, duke përfshirë urinë, përgjumjen dhe në fund nevojat tona.

Truri dhe fshikëza komunikojnë gjatë gjithë ditës për t’u siguruar që po urinojmë kur është e përshtatshme, thonë ekspertët.  Kur e dini se po i afroheni banjës, truri fillon të tërhiqet nga ato mesazhe frenuese. Lehtësimi është në dukje.

“Ndërsa njeriu i afrohet banjës, sinjalet frenuese nga truri bëhen gjithnjë e më pak ndërsa mendimi për të urinuar bëhet gjithnjë e më i fortë”, tha Nitti. Sa më shumë t’i përmbahemi sjelljeve të caktuara, aq më i fortë do të jetë shoqërimi.

Përveç kësaj, shtëpia ofron një ndjenjë sigurie dhe rehati për shumë njerëz. Njerëzit shpesh ndihen më rehat duke shkuar në tualet në një vend me të cilin janë njohur në krahasim me një banjë publike që mund të jetë josanitare, e paarritshme ose e pasigurt. Kjo është veçanërisht e zakonshme në mesin e njerëzve që kanë probleme urinare ose me tretje.

Gati 7% e popullsisë ka paurezë, ose “sindroma e fshikëzës së turpshme”, një gjendje në të cilën njerëzit e kanë të vështirë të shkojnë në tualet kur njerëzit e tjerë janë afër. Ata mund të kenë vështirësi të urinojnë kur janë në punë, shkollë ose në një restorant. Nëse ata nuk janë në gjendje të përdorin një tualet gjatë gjithë ditës, në kohën kur kthehen në shtëpi, dëshira për urinim mund të jetë intensive.

Megjithatë, nëse një nevojë intensive për urinim teksa i afroheni shtëpisë po ndikon në cilësinë e jetës suaj, mund të ia vlen të konsultoheni me një profesionist të shëndetit mendor. Terapia konjitive e sjelljes dhe terapia e ekspozimit mund të jenë vërtet të dobishme, veçanërisht nëse ka një komponent të ankthit social.

Këto terapi mund t’ju ndihmojnë të bëheni më të rehatshëm për të shkuar në tualet në banjat publike ose t’ju mësojnë teknikat e shpërqendrimit në mënyrë që fshikëza juaj të mos fillojë sa herë që jeni një bllok larg shtëpisë. Zgjidhja e një enigme, luajtja e një loje në kompjuter, numërimi ose recitimi i një poezie mund t’ju largojë mendjen nga urinimi, në mënyrë që të prishni lidhjen që krijohet midis kthimit në shtëpi dhe urinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat