Jeni kuriozë? Disa statistika interesante për orgazmën

Life style

Jeni kuriozë? Disa statistika interesante për orgazmën

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Statistikat janë më interesante kur kanë të bëjnë me orgazmën. Jeni kurioz se kush po përjeton orgazma, sa shpesh apo nga cilat aktivitete?

Po ju sjellim në vijim një përmbledhje me disa statistika interesante rreth orgazmës, të mbledhura nga një sërë studimesh kërkimore akademike.

• 81.6% e grave nuk përjetojnë orgazëm vetëm nga seksi penetrues (pa stimulim të klitorit). Vetëm 18.4% e grave raportojnë se mund të përjetojnë orgazmën vetëm përmes penetrimit.

• 95% e burrave heteroseksualë zakonisht ose gjithmonë përjetojnë orgazëm gjatë aktivitetit seksual, krahasuar me 65% te gratë heteroseksuale.

• 5-10% e grave nuk kanë përjetuar kurrë orgazëm.

• 59% e grave janë shtirur sikur kanë kaluar orgazmën.

• 25% e burrave janë shtirur sikur kanë kaluar orgazmën.

• Grave iu duhet mesatarisht 14 minuta gjatë seksit me një partner që të përjetojnë orgazmën – dhe mesatarisht 8 minuta gjatë masturbimit.

• 80-92% e grave që nuk kanë pasur kurrë orgazëm janë në gjendje ta përjetojnë pas trajtimeve.

• 43% e grave kanë përjetuar orgazma të shumëfishta.

• 92.4% e grave janë në gjendje të përjetojnë orgazëm nga masturbimi.

• Gratë më shpesh e përjetojnë orgazmën e parë përmes masturbimit.

• Seksi oral rrit me 23% shanset që një grua të përjetojë orgazmën.

• 20% e grave kanë përjetuar orgazëm vetëm duke menduar për fantazinë e tyre të preferuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat