E dini cila është arsyeja e vërtetë pse ne fiksohemi pas serialeve televizive

Life style

E dini cila është arsyeja e vërtetë pse ne fiksohemi pas serialeve televizive

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Ka një arsye pse, ne nuk mund të shkëputemi nga ekrani ynë kur shohim një serial televiziv dhe kjo është fare e lehtë.

Ardhja e platformave streaming ka bërë që gëzimi i adhuruesve të serialeve televizive dhe filmave, të qëndrojnë orë të tëra para ekranit. Të pushtuar nga komploti, shikuesit mund të mbeten të ngjitur pas televizorit deri në fund të historisë pa pasur nevojë të presin transmetimin në oraret tradicionale. Ka një arsye të saktë që e shtyn trurin e njeriut në maratonën seriale.

Psikologjia shpjegon se ky fiksim i vërtetë mund të bëhet një varësi, sepse prodhon dopaminë. Kjo substancë është e lidhur me aktivitete që na japin një ndjenjë kënaqësie dhe mirëqenieje. Ashtu siç ndodh me drogën, për shembull, kur e ndalojmë këtë aktivitet, niveli i dopaminës bie. Vetëm një episod i ri, pra, riaktivizon prodhimin.

Tani është e qartë, pse e dimë se kur do të fillojmë të shohim një serial televiziv, por nuk e dimë saktësisht se kur do të përfundojmë. Truri ynë ndjen nevojën për tu përqëndruar në ekran me kalimin e orëve, duke na e bërë të vështirë të kontrollojmë kohën që kalojmë duke shikuar. Ose më mirë, duke e bërë të vështirë për ne të vendosim ta ndërpresim atë.

Kështu, mund të ndodhë që jo vetëm të kemi pasoja negative për shëndetin tonë (për shembull, tendosje e syve ose vështirësi në gjumë) por edhe përfundon duke na izoluar nga të gjitha aktivitetet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat