Tri shenjat që tregojnë se partneri është një tradhtar serialë

Life style

Tri shenjat që tregojnë se partneri është një tradhtar serialë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Mashtruesit serialë ose individët me histori të përsëritura të tradhtive e fusin çdo marrëdhënie në një situatë komplekse

Ky është një model i rrezikshëm sjelljeje që mund të ketë pasoja emocionalisht shkatërruese për të gjithë personat e përfshirë në situata tradhtie.

Sipas psikologëve, janë tre momente apo shenja të zakonshme që tregojnë se partneri/ja juaj është një tradhtar serial.

E kaluara e trazuar dhe ndjenja e pamjaftueshmërisë

Tradhtarët serialë shpesh jetojnë me plagët e një historie të kaluar. Këta individë, thonë psikologët, mund të kenë përjetuar ngjarje në familje si braktisja ose kanë qenë dëshmitarë të tradhtive të prindërve. Nisur nga këto situata, ata ndihen të paplotësuar, kanë vetëvlerësim të ulët dhe frikë nga refuzimi. Të gjithë këta faktorë i çojnë drejt krijimit të lidhjeve romantike të pasigurta, shkruan Psychology Today.

Ankthi i të qenit beqar dhe mungesa e përfshirjes emocionale

Një studim i publikuar në Personality and Individual Differences gjeti një lidhje midis ankthit të lidhjes, frikës për të qenë beqar dhe tradhtisë brenda marrëdhënieve në çift. Individët që kanë ankth më të madh kanë frika nga të qenit beqarë. Ata kanë frikë nga vetmia ekstreme, prandaj kur hyjnë në një marrëdhënie shkëputen nga emocionet për t’u përballur me frikën nga braktisja apo vetmia, citon Anabel.

Sjellje impulsive dhe mungesë e vetëdijes

Impulsiviteti është një faktor kyç në sjelljen e tradhtarëve serialë, pasi këta individë e pranojnë më lehtë tradhtinë. Ata veprojnë sipas dëshirave të tyre pa menduar për pasojat, pasi janë gjithmonë në ndjekje të emocioneve dhe gjërave të reja në një lidhje. Tradhtarët serialë mund të mos i kuptojnë faktorët që i çojnë drejt këtyre zgjedhjeve, pasi për ta emocionet kanë më pak rëndësi se aventurat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat