Doni të nisni një zakon të shëndetshëm? Ja 5 hapa të thjeshtë

Life style

Doni të nisni një zakon të shëndetshëm? Ja 5 hapa të thjeshtë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Sa herë ju ka ndodhur të habiteni me personat që ju rrethojnë në jetën tuaj? Individë të organizuar që shkojnë në orar në punë, ndjekin një regjim ushqimor të shëndetshëm, marrin në kohë fëmijët nga shkolla etj. Pra, kanë një vetëkontroll absolut. Nëse ju mendoni se gjithçka është çështje vullneti, po gaboheni! Ja si të ndërtoni edhe ju zakone të shëndetshmë me pesë hapa të thjeshtë:

- Vendosni një qëllim specifik

Mënyra sesi e përcaktoni qëllimin që doni të arrini duhet të orientohet drejt një zakoni që ka rëndësi në jetën tuaj. Jini të qartë për atë që doni të bëni dhe sa shpesh do investoni tek ky zakon i ri.

-Krijoni një plan të detajuar

Tani që keni vendosur një qëllim specifik, është koha të mendoni se çfarë do t'ju shtyjë ta ndiqni. Shkencëtarët thonë se do të përparoni më shumë drejt qëllimit nëse vendosni jo vetëm atë që do të bëni, por kur dhe si do ta bëni.

-Përsëriteni me kënaqësi

Nëse po përpiqeni të hani më shumë fruta dhe perime, kjo mund të nënkuptojë ndryshimin e mëngjeseve nga petulla në lëngje frutash me perime të shijshme. Të bërit diçka që ju pëlqen dhe përsëritja është çelësi për formimin e zakonit.

-Nxisni fleksibilitetin

Nëse jeni në fazën fillestare të ndërtimit të një zakoni, është e rëndësishme që të përfshini një ndryshim në rutinën tuaj. Një zakon fleksibël do të thotë që ju mund të bëni atë që duhet edhe nëse ju del një e papritur.

-Gjeni mbështetjen e duhur te miqtë

Ky hap ndonjëherë neglizhohet, por ju duhet të kërkoni mbështetje sociale. Zakonet e mira janë ngjitëse, ndaj përpiquni të qëndroni me miq që janë të gatshëm të mësojnë dhe janë një hap para jush në ndërtimin e zakoneve.  

Një gjë e fundit që duhet ta keni parasysh: Zakonet duan kohë që të formohen. Ato nuk bëhen brenda ditës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat