Mbajeni shtëpinë të pastër duke thyer këto 5 rregulla

Life style

Mbajeni shtëpinë të pastër duke thyer këto 5 rregulla

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Thonë se rregullat janë bërë për t’u thyer, sidomos kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen e shtëpisë. Nëse doni një shtëpi të pastër dhe të rregullt, duke ndjekur një ritual strikt gjatë gjithë jetës suaj, këtu janë pesë rregulla që mund t’i thyeni.

Ju sërish do të keni një shtëpi të pastër, por më pak stres dhe më shumë kohë të lirë për veten.

Mos i vendosini enët në lavastovilje në mënyrë specifike

Ju nuk duhet ta ngarkoni lavastoviljen, pasi kjo nuk lejon larjen e duhur të enëve. Çdo makinë larëse enësh është vendosur pak ndryshe, por mënyra më e mirë për ta mbushur është që ju t’i rregulloni enët në një mënyrë që maksimizon hapësirën. Është më e sigurt që t’i vendosni enët me fytyrë poshtë, por nuk është fundi i botës nëse ato lihen nga ana tjetër.

Mos i lani batanijet apo jorganët në pastrim kimik

Shumë njerëz mendojnë se ato duhet të lahen në pastrim kimik, gjë që shton më shumë koston në xhepin tuaj. Zgjidhni një detergjent rrobash të mirë, lajini në programin e rrobave delikate dhe në temperaturë të ulët dhe jeni në rregull.

Mos përdorni pastrues xhami enkas për xhama

Jo, nuk keni nevojë për një pastrues të veçantë xhami për të pastruar dritaret, pasqyrat dhe sipërfaqet e xhamit. Një spërkatës cilësor mund të bëjë punë pa lënë vija. Nëse keni një sprucues për dyshemenë, mobiliet, thjesht spërkateni në sipërfaqen e xhamit që doni dhe fshijeni derisa të thahet. Përdorni një leckë me mikrofibra dhe rezultati do të jetë ai i dëshiruari.

Mos përdorni vetëm sfungjerë enësh

Sfungjerët janë të përshtatshëm, por shpesh prishin estetikën e një kuzhine të rregullt dhe mbajnë mikrobe që përfundojnë në duart tuaja nëse nuk pastroni me doreza. Një furçë enësh jo vetëm që e bën punën më mirë dhe i mban duart të pastra, por duket më bukur e vendosur pranë lavamanit të kuzhinës.

Mos iu përmbani një plani strikt

Jeta juaj nuk duhet të sillet rreth mbajtjes së shtëpisë të pastër dhe të rregullt. Ndërkohë që mund të vendosni orare për pastrimin e tualetit, për fshesën me korrent, bërja e planeve është një lojë e humbur. Kur diçka duket e ndotur, kjo do të thotë se është koha për të filluar pastrimin. Por, mos i bëni shumë presion vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat