Pse njerëzit zakonisht divorcohen në mars dhe prill?

Life style

Pse njerëzit zakonisht divorcohen në mars dhe prill?

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

A ka vërtet një sezon divorci? Sipas një studimi të Universitetit të Uashingtonit, po. Vërtet ka një periudhë të vitit kur martesat kanë më shumë gjasa të prishen.

Të dhënat e mbledhura në vitin 2016 tregojnë se ka një kulm në kohën e paraqitjes së kërkesës për divorc, që ndodh në muajt mars dhe prill.

Hulumtimi u përpilua nga profesoresha e sociologjisë Julie Brines dhe studenti i doktoraturës Brian Serafini, të cilët arritën në përfundimin se ky kulm tregon se të martuarit bëjnë kërkesë për divorc pas pushimeve dimërore.

Në fillim të vitit ka shpresë për një fillim të ri, por optimizmi ndryshon pas mbarimit të pushimeve”, sqarojnë ata.

Çfarë tjetër konkluduan ata? Se pushimet mund të jenë vdekjeprurëse për një lidhje.

“Ne gjithmonë hyjmë në festat plot pritshmëri dhe përpiqemi t’i bëjmë ato sa më të veçanta, por kur ato mbarojnë, ajo që mbetet është realiteti i trishtë që fshihej pas gëzimit të festës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat