Studim: Për të jetuar më gjatë, duhet të bëni të paktën 7 mijë hapa në ditë

Life style

Studim: Për të jetuar më gjatë, duhet të bëni të paktën 7 mijë hapa në ditë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Sipas një studimi të fundit, për të rritur më shumë shanset që të jetoni më gjatë, duket t’i bëni të paktën 7 mijë hapa në ditë, ose të merreni me sporte si tenisi, noti e vrapimi.

Shumë hulumtime tashmë sugjerojnë se njerëzit që merren me aktivitete sportive, jetojnë më gjatë sesa ata që nuk lëvizin shumë, shkruan Indianexpress.

Një studim Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve arriti në përfundimin se rreth 10 përqind e të gjitha vdekjeve në mesin e amerikanëve 40 deri në 70 vjeçar janë rezultat i shumë pak ushtrimeve fizike.

Ndryshe, studiuesit thonë se numërimi i hapave mund të funksionojë mirë për dikë që nuk ka kohë të mjaftueshme për stërvitje të gjata, ideja është që trupi të ketë sa më shumë lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat