3 këshilla si të mësoni t’i besoni vetes

Life style

3 këshilla si të mësoni t’i besoni vetes

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Për t’u rikthyer tek besimi në veten tonë, nuk duhet të përpiqemi të jetojmë një jetë të bazuar në modele të jashtme, por të rizbulojmë natyrën tonë.

Lëri gjërat siç janë

Ndjenja e mosbesimit shoqërohet shpesh me zhgënjimin e të mos ndierit “mjaftueshëm” ose “të paaftë” për një model që besojmë se është ideal për ne dhe në fakt i pamundur për t’u arritur. Kjo na shtyn të kërkojmë vazhdimisht zgjidhje dhe të përpiqemi të kuptojmë se cila është formula magjike për të përmirësuar dhe zbutur ato qoshe që nuk na bëjnë “të suksesshëm”. Por nuk është kështu. Për të rifituar sigurinë dhe vetëbesimin nuk duhet të bëjmë “asgjë”: të perceptojmë mosbesimin tonë dhe t’i besojmë jetës që di të na çojë drejt realizimit. Ndiq natyrën tënde pa ndërhyrë dhe lëri gjërat ashtu siç janë, siç bëjnë pemët, të cilat pavarësisht nga ngrica që i ka tharë degët, dije se thellë poshtë janë duke lulëzuar dhe duke pritur që pranvera të lulëzojë

Duajini kundërshtitë tuaja 

Marie Louise Von Franz, psikoterapistja e madhe e Jung-ut, thoshte: “Aty ku është perla, është edhe dragoi, dhe anasjelltas; nuk takohet kurrë njëri pa tjetrin”. Në secilin prej nesh ekziston një anë e errët që ne e dënojmë racionalisht ose e konsiderojmë të gabuar nga shoqëria, atë pjesë të karakterit tonë që nuk na pëlqen, që do të donim ta përmirësonim sepse është shkaku i dukshëm i dështimit (dhe dhimbjes) tonë. Në realitet, vetëm duke pranuar ndryshueshmërinë tonë dhe faktin që ne jemi Dielli dhe Hëna së bashku, mund të evoluojmë dhe të bëhemi të vetëdijshëm se kush jemi. Nëse vazhdojmë të kritikojmë veten, do të ndihemi gjithnjë e më të zhgënjyer dhe të pakënaqur.

Zbulo talentet e tua

Të humbasësh besimin do të thotë të mos besosh më në aftësi, të mos kesh një qëllim në jetë. Sa herë që ndjejmë mosbesimin tek vetja, le të mos e largojmë, ta mbajmë pranë, ta perceptojmë dhe ta kemi parasysh, si diçka intime dhe e ndarë nga ajo që ndodh jashtë, e mbushur me besime dhe modele zhgënjyese. Dhe në këtë mënyrë, pa komentuar dhe pa pretenduar se bëjmë një jetë që nuk na përket, që komploti që shpirti na ka qepur do të jetë në gjendje t’i lulëzojë talentet dhe virtytet e fshehura tonat, ose që as që mendonim se i zotëronim. Vetëm duke mësuar së pari brenda, do të kthehemi të besojmë tek vetja jonë dhe do të jemi në gjendje të kapim mundësitë që na ofron fati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat