Nusja kërkoi divorcin vetëm një ditë pas dasmës dhe shakasë së hidhur me tortë

Life style

Nusja kërkoi divorcin vetëm një ditë pas dasmës dhe shakasë së hidhur me tortë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 06:45
Rubrika tani është bërë virale, me qindra njerëz të tronditur nga sjellja e bashkëshortit.

Një grua ka treguar se si u nda me burrin e saj një ditë pas dasmës së tyre, sepse ai e injoroi lutjen e saj dhe e kapi befas nga pjesa e pasme e kokës për t'i ngjeshur fytyrën në tortën e dasmës. Historia që u tregua në janar të vitit të kaluar, 2022, vazhdon të marrë komente. Po si nisi?

Gruaja shkroi në rubrikën e këshillave të revistës amerikane “Slate”, nën pseudonimin “Give Him Til February” dhe shpjegoi se si u martua pak para Krishtlindjeve, por tani shpreson të marrë divorcin ose anulimin e dasmës para fundit të janarit për shkak të mungesës së respektit nga burri i saj.

Ajo tregoi si i tha atij një ditë pas dasmës se mes tyre kishte mbaruar, por gjatë festave të Krishtlindjeve shumë miq i thanë asaj që t'i jepte një shans të dytë dhe të mos dorëzohej në pengesën e parë.

Gazetarja Jenée Desmond-Harris, e cila shkruan në rubrikën “Agony Aunt” e këshilloi atë të vazhdonte me divorcin dhe madje pyeti miqtë e saj duke shkruar: "Sillni ndër mend se cilët nga të dashurit tuaj nuk duket se e vlerësojnë lumturinë tuaj".

Rubrika tani është bërë virale, me qindra njerëz të tronditur nga sjellja e bashkëshortit.

Gruaja e fshehur në emrin “Give Him Til February” shpjegoi: 'Nuk më interesonte kurrë të martohesha, por nuk isha kundër kësaj. Kështu që kur i dashuri im më propozoi në vitin 2020, vendosëm ta bëjmë atë. Secili morëm rreth gjysmën e përgjegjësisë për organizimin e dasmës, por mendoj se isha mjaft e arsyeshme për kompromisin kur ai donte vërtet diçka. Rregulli im i vetëm i ashpër ishte që ai të mos më ngjishte tortën në fytyrë në pritje.”

“Duke qenë një njeri i arsyeshëm që më njeh mirë, ai nuk e bëri. Në vend të kësaj, ai më kapi nga pjesa e pasme e kokës dhe ma zhyti kokën në të. Ishte planifikuar që kur torta ishte shkatërruar dhe ai të kishte ai kishte një tufë kekësh  rezervë'.

Ajo vazhdoi të shpjegoi se si u largua të nesërmen, por gjatë pushimeve 'të gjithë' janë mbledhur për t'i lutur që t'i japë atij një shans të dytë.

E sapomartuara gjithashtu ngriti pikëpyetje nëse se mos ndoshta po reagonte me tepri, sepse ishte “shumë klaustrofobike” pas një aksidenti me makinë dhe shumë në panik  pasi e zhytën në një tortë.

Ajo vazhdoi ditën me atë “ që'e do atë”,  por ja që nuk e ndjen fare këtë tani dhe se miqtë e saj i thonë se është një “gabim serioz” të divorcohesh kaq shpejt.

Megjithatë, dhjetëra njerëz u përgjigjën duke thënë se ajo që ndodhi ishte sinjal alarmidhe se dëshirat e saj "nuk u respektuan".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat