Ndikimi i keq i reklamave tek fëmijët

Life style

Ndikimi i keq i reklamave tek fëmijët

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:15
Fëmijët

Reklamat, që kanë të bëjnë me ushqimin, kanë ndikim të madh në shprehitë ushqimore të fëmijëve, pa marrë parasysh se çka dëshirojnë apo nuk dëshirojnë të hanë fëmijët

Ndikimi i tyre është më i shprehur kur është fjala për ushqimin e shpejtë, gjë që nuk është absolutisht e pranueshme, tërheqin vërejtjen shkencëtarët amerikanë.

Pas hulumtimit të hollësishëm, në të cilin kanë marrë pjesë 3.292 fëmijë dhe pas studimit të 45 studimeve paraprake, është konstatuar që ekspozimi më i madh i reklamave është i lidhur me grumbullimin e kilogramëve të tepërt jo vetëm te fëmijët tashmë obezë, por edhe te vogëlushët thatanikë.

E dhënë brengosëse është që në prirje ndaj ushqimit të caktuar ndikim më të madh ka përjetimi vizual nga reklamat sesa aroma e ushqimit të vërtetë, ka treguar hulumtimi i bërë në Universitetin Yale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat