Mësoni tiparet pozitive dhe negative të nënave të shenjës së Gaforres

Life style

Mësoni tiparet pozitive dhe negative të nënave të shenjës së Gaforres

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Me Saturnin retrogradë në Dem nga 17 qershori, sezoni i Gaforres i vitit 2023 mund t’ju bëjë të ndiheni të sfiduar ose të çorientuar. Kjo mund të nënkuptojë që ju duhet të jeni të sinqertë me veten për llojin e miqësive që keni ose llojin e mikut që jeni.

Ndërkaq, të kesh një nënë të shenjës së Gaforres është gjëja më e mirë që mund të të ndodhë. Ato janë shumë të kujdesshme, sidomos kur bëhet fjalë për të ushqyer fëmijët e tyre.

Askush nuk mund ta konkurrojë natyrën e dashur të një nëne Gaforre. Ato janë me zemër të madhe dhe janë në gjendje të kthejnë edhe “botën përmbys” për fëmijën e tyre. Ajo menjëherë mund të kthehet në një “përbindësh” nëse fëmijën e saj e sheh në rrezik.

Gjithmonë janë mbështetëse sa i përket dëshirave dhe hobeve që kanë fëmijët e tyre. Përgjithësisht Gaforret janë një shenjë shumë tradicionale e zodiakut. Gjëja kryesore që nëna e shenjës Gaforre i mëson fëmijës së saj është respekti për më të rriturit dhe që asnjëherë të mos përdorin gjuhën e urrejtjes.

Natyra për të qenë gjithmonë mbrojtëse të rrepta, nënat Gaforre rrezikojnë t’i privojnë lirinë fëmijës së tyre. Një tjetër stil negativ i prindërimit të Gaforreve është mospërfillja e privatësisë së fëmijës. Ato rendin në dhomën e tyre pa lajmëruar dhe duke kontrolluar çdo gjë që ata kanë. Ndonjëherë sfida e prindërimit për një nënë Gaforre është përkëdhelja e tepruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat