Përdorni këto “taktika” për të pasur gjumë më të rehatshëm gjatë verës

Life style

Përdorni këto “taktika” për të pasur gjumë më të rehatshëm gjatë verës

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 08:32
Ilustrim

Ndërsa po afrohet vera, mund ta gjeni veten duke pasur telashe që të bëni gjumë.

Kur është tepër nxehtë, trupi i njeriut mund të ketë telashe të ftohet, duke penguar kështu procesin e relaksimit dhe duke e bërë të vështirë fjetjen, shkruan “Daily Mail”.

E një studim i fundit ka zbuluar se është shumë e rëndësishme që të keni një gjumë të mirë gjatë natës, pasi kjo ulë për 40 për qind gjasat e vdekjes së hershme.

Ekspertët tregojnë disa “taktika”, jo shumë të njohura, për të mbajtur veten të freskët gjatë natës.

Përdorimi i një shishe me ujë të nxehtë, gjatë verës, mund të tingëllojë si diçka që do ta bëjë të kundërtën. Por eksperti i gjumit James Wilson rekomandon një shishe me ujë të vakët te këmbët tuaja për të rritur pak temperaturën e juaj.

Pastaj kur të shkoni në shtrat, temperatura juaj bazë do të ulet.

Kjo është një pjesë e rëndësishme e trupit tuaj që bie në gjumë dhe pastaj ndihmon që të mashtrohet trupi që të mendojë se është më i freskët se sa që vërtetë është.

Zhysni këmbët në ujë

Ashtu si një shishe me ujë të nxehtë, zhytja e këmbëve në një legen me ujë të vakët ofron freski afatgjate.

Por, shikoni temperaturën e ujit – përdorimi i ujit tepër të ftohët mund t’ju jap tronditje dhe t’ju zgjoj. Kjo më pas e bën më të vështirë të flini.

Krijoni vetë ajër të freskët

Një kove me akull që vendoset para një ftohësi do të gjenerojë një erë të ftohtë në atë hapësirë, në vend që të qarkullohet nga ventilatori ajri i ngrohtë ekzistues nëpër dhomë.

Ftohni pizhamet tuaja

Vendosni pizhamet në një qese të mbyllur mirë, e më pas fusni ato në friz apo frigorifer disa minuta para gjumit. Kjo mund t’ju japë freski të këndshëm. Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe me mbështjellësin e jastëkut tuaj, që të qëndroni të freskët gjatë natës.

Mos flini lakuriq

Sado që mund të jetë joshëse që të flini lakuriq, një psikologe nga Britania e Madhe rekomandon kundër kësaj.

Suzy Reading eksperte e gjumit në kompaninë “Kuddy.ly”, thotë: “Unë nuk do t’ju rekomandoja të flini lakuriq, sado që mund të jetë tërheqëse kjo. Sepse djersa më pas mund të grumbullohet në lëkurën tuaj në vend se të përthithet nga fijet e veshjeve tuaja dhe t’ju ftohë”.

Në vend të kësaj, ajo sugjeroi veshjen e “rrobave të ajrosura, të lehta dhe me fibra natyrale, si pambuk, mëndafsh apo bambu, e po ashtu me nuanca të ngjyrave më të ndezura’.

Lërini flokët e lagështa

Nëse nuk i thani flokët pasi të bëni dush para gjumit, do t’ju ndihmojë që të jeni më të freskët gjatë natës.

Teknika e frymëmarrjes

Frymëmarrja “sitali” është një praktikë e frymëmarrjes që aplikohet në joga, dhe njihet për aftësinë që t’ju mbajë të freskët.

Mundohuni ta bëni këtë duke qëndruar ulur. Gjatë inhalimit, përdridhni gjuhën dhe merrni “gllënjke” frymë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat