Këto janë arsyet që tregojnë se mungesa e menstruacioneve nuk nënkupton gjithmonë shtatzëni

Life style

Këto janë arsyet që tregojnë se mungesa e menstruacioneve nuk nënkupton gjithmonë shtatzëni

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Për disa gra, mungesa e menstruacioneve është një burim paniku, veçanërisht nëse nuk kanë planifikuar të kenë një fëmijë.

Por, sipas mjekëve, mungesa e menstruacioneve nuk nënkupton çdoherë se jeni shtatzënë.

Sipas tyre, një nga arsyet mund të jetë se jeni duke ushtruar  shumë, ose keni ndryshuar rutinën tuaj të stërvitjes, shkruan The Sun.

Një arsye tjetër mund të jetë stresi, që ndikon të keni mungesë të menstruacioneve, madje edhe nëse keni menstruacione, për shkak të stresit ato mund të bëhen më të rënda, më të gjata ose edhe më të shkurtëra.

Pastaj, nëse kohëve të fundit keni humbur disa kilogramë në mënyrë të shpejtë, kjo mund të ndikojë në çrregullimin e ciklit menstrual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat