Do t'ju mbajnë të ngërthyer deri në faqen e fundit, këta janë 4 librat që duhet të lexoni patjetër gjatë verës

Life style

Do t'ju mbajnë të ngërthyer deri në faqen e fundit, këta janë 4 librat që duhet të lexoni patjetër gjatë verës

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Rritja e temperaturave gjatë këtyre ditëve të fundit të qershorit po na bind më në fund se vera është aty, më e prekshme se kurrë dhe gati për të na mbështjellë me mantelin e saj. "Det, diell dhe dashuri" është trinomi që përshkruan më së miri këtë sezon, megjithatë mungon prekja magjike që ndryshon gjithçka: të lexuarit.

Nëse shumë prej jush janë duke bërë gati valixhen e famshme të pushimeve, por ende nuk e kanë mbyllur zinxhirin e kësaj të fundit sepse nuk dinë ç'të lexojnë këtë verë, përkthyesi i njohur Xhimi Lazri ju vjen në ndihmë me sugjerimet e tij.

I ftuar në emisionin "Herët në MCN" ai ka prezantuar katër përkthimet e tij më të reja, të cilat do t'ju mbajnë të ngërthyer deri në faqen e fundit.

Për njohësin e shkëlqyer të italishtes, anglishtes, frëngjishtes dhe rusishtes, pasuria gjuhësore që zotëron është kthyer në identitetin e tij të dytë dhe e ka ndihmuar të sjellë në mënyrë sa më të denjë kryeveprat e letërsisë klasike dhe asaj moderne.

Ulur në mëngjes buzë detit, nën hijen e çadrës së një pishine apo tek gjerbni kafenë e parë përballë një pylli, kudo ku keni vendosur të shkoni me pushime këtë verë mos harroni të merrni me vete këta libra sepse do t'ju ngjyrosin ditët me emocione të jashtëzakonshme dhe do t'ju bëjnë ndiheni personazh i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat