Ja si është në shtrat çdo shenjë astrologjike

Life style

Ja si është në shtrat çdo shenjë astrologjike

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Disa persona kanë dëshira më të mëdha seksuale sesa disa të tjerë. Disa as nuk e mendojnë të kenë marrëdhënie seksuale me dike pa pasur ndjenja dashurie, ndërsa të tjerëve nuk ju intereson shumë kjo gjë. Pa pritur gjatë zbuloni çfarë tregon shenja astrologjike për jetën seksuale.

Dashi: I zjarrti

Ashtu si në jetën e përditshme, dashët edhe në shtrat janë të drejtpërdrejte dhe pasionantë. Jeta seksuale është e zjarrtë. Personat e kësaj shenje nuk kanë komplekse, vetëm se kanë tendencë t'i bëjnë gjërat shpejt, aq sa ndonjëherë nuk reflektojnë aspak.

Demi: Sensuali

Demat janë shumë sentimentale. Ata kanë gjithmonë nevojë të krijojnë një lidhje të ngushtë me partnerin në mënyrë që të kenë edhe marrëdhënie intime të ngrohta. Përkëdheljet, puthjet, fjalët e ëmbla nuk ju mungojnë, por nga ana tjetër ata për vete nuk duan të marrin fjalë të tilla. Demat nuk janë aspak nga ata që i duan gjërat shpejt e shpet, pasi duan të shijojnë çdo çast.

Binjakët: Joshësit

Si në jetën e përditshme ashtu edhe në atë intimen, binjakët e urrejnë rutinën. Ata mendojnë gjithmonë gjëra të ndryshme dhe duan ta surprizojnë atë që kanë në krah. Imagjinata është e pakufishme dhe kureshtja i bën të tentojnë eksperienca nga më tëe ndryshmet. Ata janë aq joshës saqë pëlqejnë më shumë pjesën e joshjes se dikujt sesa aktin intim në vetvete.

Gaforrja: Romantiku

Për gaforret akti seksual është mbi të gjitha angazhim sentimental. Ata nuk mund ta imagjinojnë të flenë me dike që nuk e dashurojnë. Kontakti gjithashtu është tepër i rëndësishëm dhe shpesh parapëlqejnë të shihen sy me sy me partnerin edhe në momentet më delikate. Kënaqësia e tjetrit është mbi kënaqësinë e tyren.

Luani: Ekstravaganti

Një gjë është e sigurtë për luanët: dëshira dhe seksi për ta janë dy elemente shumë të rëndësishëm në përditshmëri. Ata nuk e mendojnë asnjëherë seksin si tabu, por si një kënaqësi natyrale që të gjithë duhet ta provojnë. Sigurisht që ata duan të jene përherë në qendër të vëmendjes dhe bëjnë gjithçka për të impresionuar.

Virgjëresha: E mbyllura në vetvete

Seks për një natë? Kjo gjë mund të ndodhe shumë rrallë për një virgjëreshë. Personat e kësaj shenje duan siguri absolute pata se të hedhin hapa e të kalojnë momente intime. Këta maniakë të kontrollit nuk e kanë të lehte ta lënë veten të lire pa u ndier rehat. Në një marrëdhënie duhet patjetër një minimum romanticiteti pasi përndryshe gjithçka ftohet shpejt dhe nuk ecën.

Peshorja: E ekuilibruara

Ashtu si jeta e përditshme edhe jeta seksuale e peshoreve është e ekuilibruar. Të ndjeshëm dhe sensuale ata kërkojnë gjithmonë harmoni dhe nuk i marrin gjërat si t'iu vijnë. Nëse dikush nuk është në shijen e tyre ata nuk mund të hedhin dot asnjë hap.

Akrepi: Shpërthyesi

Akrepat janë më të nxehtit e zodiakut dhe më pasionantët nga të gjithë. Për ta raportet fizike janë të rëndësishme dhe cilësohen edhe si kampionë të erotizmit. Marrëdhënia seksuale me një person të kësaj shenje është përherë shpërthyese. Ata nuk kanë frike të ndërmarrin as rreziqe për të përjetuar emocione sa më shumë.

Shigjetari: Natyrali

Pa komplekse apo tabu, shigjetarët e jetojnë seksualitetin sa me natyralisht që të munden. Aventurierë ne shpirt, ata adhurojnë mbi gjithçka tjetër pavarësinë dhe lirinë, prandaj kërkojnë gjithmonë partnerë sa më të hapur.

Bricjapi: I turpshmi

Të turpshëm nga natyra, bricjapët duan të kontrollojnë gjithmonë gjithçka madje edhe në shtrat. Mungesa e besimit shpesh i bën të vendosin mure dhe të mbyllen në vetvete. Seksi nuk është aspak prioritet në jetën e tyre, prandaj ju duhet kohë para se të ndihen gati të provojnë diçka. Në përgjithësi nuk kanë kreative në shtrat, por kur gjejnë partnerin që iu jep besim mund ta lëshojnë veten.

Ujori: Eksploruesi

Ujorët duan të analizojnë gjithçka dhe në shtrat duan të jenë përherë zotët e situatës. Kur janë të vendosur ata nuk hezitojnë të eksplorojnë pasi eksperiencat e reja nuk i trembin aspak.

Peshqit: Të ndjeshmit

Duke qenë pafundësisht të ndjeshëm, peshqit nuk e imagjinojnë dot seksin pa dashuri. Në shtrat, të kënaqurit e partnerit është një prioritet dhe mbi të gjitha privilegjojnë kënaqësinë e tjetrit. Për personat e kësaj shenje, raporti fizik nuk ka kuptim nëse mungojnë fjalët e ëmbla apo gjestet e ngrohta. Ndonjëherë ata mund të shndërrohen edhe në pasionantë dhe ta mahnitin atë që kanë në krah. Kur janë të dashuruar peshqit mund të bëjnë më të mirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat