9 të drejta dhe detyra që çdo marrëdhënie duhet t’i respektojë

Life style

9 të drejta dhe detyra që çdo marrëdhënie duhet t’i respektojë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Të duash dikë, nuk do të thotë që mjafton për të pasur një marrëdhënie me këtë person. Janë shumë faktorë kryesorë të cilët duhen respektuar nga të dyja palët.

Të drejtat që një partner/e ka gjatë marrëdhënies

- Të shprehë ndjenjat dhe opinionet edhe nëse partneri/ja nuk është dakord.
- Të jetë vetvetja.
- Të marrë vendime vetëm, për veten dhe të ketë fuqi të barabartë me partnerin/en për vendimet e marrëdhënies.
- Të thotë “Jo” për çdo akt fizik që e vë në siklet.
- Të refuzojë për t’u takuar kur do të kalojë kohë me veten.
- Të krijojë dhe mbajë shoqëri me njerëz që i përshtatet.
- Të shkojë në aktivitete të ndryshme pa partnerin/en.
- Të jetojë pa frikë dhe abuzim.
- T’i japë fund marrëdhënies nëse e ndjen.

Detyrimet që një partner/e ka gjatë marrëdhënies

- Të trajtojë partnerin/en me respekt, barazi dhe sinqeritet.
- Të mbështesë partnerin/en për ëndrrat e tij/saj.
- Të mos turpërojë ose mosrespektojë partnerin/en.
- Të respektojnë vendimet e partnerin/et edhe kur nuk është dakord.
- Të zgjidhë problemet me qetësi.
- Të mbajë përgjegjësi për veprimet.
- Të jetë i gatshëm për të kërkuar falje.
- Të mos lëndojë partnerin emocionalisht, fizikisht dhe seksualisht.
- Të mos kërcënojë ose shkaktojnë dëm partnerit/es ose vetes në një mënyrë për të lënduar apo kontrolluar personin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat