Me shumë gjasa, këtyre shenjave do u shkruajë ish-i (tani që Mërkuri është në prapavijë)

Life style

Me shumë gjasa, këtyre shenjave do u shkruajë ish-i (tani që Mërkuri është në prapavijë)

Më: 22 prill 2023 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Mërkuri në prapavijë = disa ish-a rikthehen për këto shenja dhe është në dorën tuaj reagimi. Ne thjesht po ju paralajmërojnë që ngjarja mund të ndodhë. ;)

Nisim me Binjakët!

Jo një, por disa ish-a mund të duan sërish të jenë pjesë e jetës së Binjakëve! E mira është se mund të sqaroni disa nga hatërmbetjet e vjetra, si dhe të zgjidhni çështje të cilat më parë s’keni pasur mundësi apo energji t’i diskutoni. Pra, kur t’ju vijë ndonjë DM me ndonjë pyetje nga e shkuara, mos kini frikë t’i përgjigjeni!

Akrepi
 
Draaaamaaa! Ju presin goxha drama, sidomos me ish-partnerët. Nuk keni për të pasur një periudhë aspak të lehtë, pasi prapavija do t’ju ndikojë shumë dhe ish-at toksikë nuk do t’ju lënë rehat. Epo, shtrëngoni dhëmbët dhe ecni përpara.

Bricjapi
 
Si është ish-i juaj? Se me shumë mundësi po i ruani kontaktet, hehe. Por, fatmirësisht dhe ndryshe nga dy shenjat e mësipërme, ju do të keni një përvojë të mirë me ish-in dhe nëse bini dakord dhe jeni gati për t’u përmirësuar së bashku, mund t’i jepni edhe një shans të ri marrëdhënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat