Por, a të bën vërtet fuqia më të lumtur?

Life style

Por, a të bën vërtet fuqia më të lumtur?

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

A është vërtet se fuqia të bën të lumtur? Po flasim për një çështje që gjithmonë i ka ndarë njerëzit në të gjithë botën. Nga njëra anë, ka nga ata që argumentojnë se lumturia nuk diktohet nga suksesi dhe fuqia, por më tepër nga gjërat e vogla. Nga ana tjetër, ka nga ata që thonë se pak stabilitet ekonomik dhe punë e rëndësishme nuk janë të mjaftueshme për të arritur këtë qëllim.

Por, cila është në të vërtetë? Është e qartë, në fakt, se secili prej nesh ka preferencat dhe përparësitë tona. Që secili prej nesh të arrijë lumturinë me synime të ndryshme. Por, a është e vërtetë apo jo se fuqia të bën të lumtur? A është e vërtetë se aftësia për të arritur pozita të shquara në punë na ndihmon të jemi të lumtur? Apo ndoshta shumë përgjegjësi na e keqësojnë mirëqenien emocionale?

Sipas një hulumtimi nga Universiteti i Tel Avivit (Izrael), ata që mbajnë poste drejtuese janë më të lumtur se ata që kanë një rol më pak me ndikim.

Ekspertët morën në studim mirëqënien e 350 personave dhe verifikuan se ata që mbajnë poste të larta janë në 16% të rasteve më të kënaqur se vartësit e tyre.

Jo vetëm kaq, studiuesit kanë marrë parasysh se kush ka një rol mbizotërues në një grup miqsh ose në një lidhje në çift. Gjithashtu në këtë rast “më të mëdhenjtë” ishin më të lumtur se partneri apo shoqëruesit, por në një përqindje më të ulët.

 Nga rezultatet e hulumtimit duket se ata që kanë më shumë fuqi, gjithashtu kanë më shumë mundësi për të kënaqur dëshirat e tyre dhe për të jetuar sipas prirjeve të tyre. Ndërsa ata që nuk kanë askënd për të dhënë urdhëra janë më pak të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat