Pse gratë beqare blejnë më shumë shtëpi sesa burrat?

Life style

Pse gratë beqare blejnë më shumë shtëpi sesa burrat?

Më: 20 prill 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Gratë përdorin të ardhurat dhe kursimet e tyre për të investuar në pasuri të paluajtshme. Në këtë përfundim ka dalë një raport i tregut të huave në internet LendingTree, i cili analizoi të dhënat e vitit 2021 nga Byroja e Regjistrimit të SHBA.

Deri në 10.76 milionë shtëpi në Shtetet e Bashkuara janë në pronësi dhe të zëna nga gra beqare, krahasuar me 8.12 milionë në pronësi të burrave beqarë.

“New York Times” thekson se pavarësisht hendekut gjinor të pagave, ku gratë fitojnë vetëm rreth 83 cent për çdo dollar që fitojnë burrat.

Shumica e shtëpive në Shtetet e Bashkuara janë në pronësi të çifteve, por nëse shikoni pronarët beqarë, gratë janë në shumicë . Sipas studimit, burrat beqarë zotërojnë dhe zënë një përqindje më të lartë të shtëpive vetëm në dy shtete: Dakota e Veriut (rreth 13%, kundrejt 11% për gratë beqare) dhe Dakota e Jugut (12% deri në 11%). Kjo prirje do të çojë, në vitet e ardhshme, në pasoja nga pikëpamja e tregut të pasurive të paluajtshme dhe raporti është përpjekur të hipotezojë disa shpjegime.

Por jo të gjitha femrat fitojnë më pak, shpesh varet nga zona gjeografike dhe mosha. Sipas New York Times, në 22 zona metropolitane të SHBA-së, të ardhurat për gratë nën 30 vjeç përputhen ose tejkalojnë ato të homologëve të tyre meshkuj. Për më tepër, gratë kanë një jetëgjatësi më të gjatë, kështu që një pjesë e grave beqare që kanë shtëpi janë të veja.

Megjithatë, ka edhe një arsye tjetër që gratë zgjedhin të investojnë në shtëpi, pasi për to është prioritet.

Një raport nga Shoqata Kombëtare e sekserëve spekuloi se gratë beqare shpenzojnë më pak për blerjen e shtëpive sesa burrat dhe janë të gatshme të bëjnë më shumë sakrifica financiare për ta bërë këtë. Ndoshta kjo ka të bëjë me arsye më të thella: gratë në shoqërinë tonë janë të ekspozuara ndaj rreziqeve më të mëdha dhe e dinë se pavarësia ekonomike është thelbësore për lirinë e tyre personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat