Ekspertët tregojnë pse është mirë të filloni të bëni seks gjatë menstruacioneve

Life style

Ekspertët tregojnë pse është mirë të filloni të bëni seks gjatë menstruacioneve

Më: 17 prill 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve mendojnë se seksi gjatë kohës kur gruaja është në periudhën e menstruacioneve, është e gabuar.

Por, ekspertët mendojnë se seksi gjatë kësaj periudhe mund të sjellë disa përfitime mbresëlënëse.

Susanna Unsworth, eksperte e brendshme e gjinekologjisë tha se seksi gjatë menstruacioneve mund të ketë ndikime pozitive, shkruan The Sun.

“Të bësh seks gjatë menstruacioneve është vërtetuar se ndihmon në lehtësimin e simptomave të dhimbshme që mund të vijnë me menstruacionet, nga dhimbjet menstruale te migrena”

“Kjo është për shkak se seksi dhe orgazma mund të rrisin prodhimin që rezultojnë në ato që quhet, ‘ndjenja mirëqenieje’, të cilat zbehin sinjalet e dhimbjes dhe veprojnë si një formë e lehtësimit të dhimbjes”, tregoi ajo.

Unsëorth u shpreh se seksi gjatë kësaj periudhe mund të bëjë që periodat të përfundojnë më shpejt.

“Seksi mund të ndihmojë që periodat të përfundojnë më shpejt. Orgazma mund të shkaktojë një tkurrje të muskujve të mitrës, e cila mund të përshpejtojë procesin e fshirjes së mitrës, duke shkurtuar kohëzgjatjen e menstruacioneve”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo u shpreh se marrëdhëniet seksuale gjatë periudhës së menstruacioneve mund të çojnë në orgazma më intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat