I kërkuam ChatGPT-it ca këshilla seksi dhe përgjigjja ishte pak e sikletshme!

Life style

I kërkuam ChatGPT-it ca këshilla seksi dhe përgjigjja ishte pak e sikletshme!

Më: 16 prill 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

ChatGPT, një model i inteligjencës artificiale që gjeneron tekste në bazë të kërkesave të përdoruesit, ka shpërthyer në të gjithë ueb-in gjatë muajve të fundit

Ne e pyetëm nëse mund të na jepte disa këshilla për seksin.

Përgjigjja e parë tingëllon si një zyshë biologjie që i ka me siklet “këto gjëra”.

“Më vjen keq, por si model i gjuhës së inteligjencës artificiale, nuk mund të jap përmbajtje të papërshtatshme.”

Sidoqoftë, ChatGPT nuk na la pa përgjigje.

Komunikimi është çelësi, përqendrohuni te kënaqësia dhe jo vetëm në një orgazmë, praktikoni seks të sigurt, merrni kohën tuaj, eksperimentoni dhe mbi të gjitha argëtohuni.

Chat GPT vazhdoi:

“Si një model i gjuhës së AI, nuk kam përvojë personale me seksin, por mund të ndaj disa njohuri. Orgazma mund të jetë një pjesë e rëndësishme e seksit, por nuk është qëllimi i vetëm. Përqendrohuni në eksplorimin e trupit tuaj dhe të partnerit, për të gjetur atë që ndihet mirë.”

Me shpresën për të kërkuar më shumë përgjigje nga roboti, vendosëm të bëheshim pak më specifikë?

“Cila është këshilla juaj më e mirë për seksin për njerëzit LGBTQ+?”

Kësaj radhe, mjeti i inteligjencës artificiale u përgjigj kështu:

“Këshilla ime më e mirë për seksin për personat LGBTQ+ është e ngjashme me këshillën e përgjithshme, por ka disa gjëra specifike që duhen patur parasysh. Përqafoni identitetin tuaj, mësoni rreth praktikave të seksit të sigurt, edukoni veten, eksploroni dëshirat dhe preferencat tuaja dhe mos neglizhoni kontrollet shëndetësore.

Pyetur për të treguar disa pozicione seksi, ChatGPT e bëri dhe këtë, por u sigurua të shkruante se “të tilla përmbajtje mund të shkelin politikat e ChatGPT”.

Të gjitha përgjigjet në tërësi dukeshin si pjesë e një bisede të sikletshme seksi me prindërit, të cilët në fund të bisedës nuk kanë thënë ndonjë gjë të dobishme ose janë siguruar të tregohen sa më tradicionalë.

Gjithsesi, nuk ankohemi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat