Këtë pranverë dominon ngjyra rozë, e cila sjell freski

Life style

Këtë pranverë dominon ngjyra rozë, e cila sjell freski

Më: 14 prill 2023 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Viva magenta është pa dyshim një ngjyrë që nuk do të lërë askënd indiferent

Nëse vërtet dëshironi të jeni mbresëlënëse, atëherë zgjidhni këtë ngjyrë për pranverë dhe verë.

Sipas Institutit Amerikan PANTONE, Viva Magenta është ngjyra hit i sezonit të ardhshëm në rregullimin e enterierit.

Magenta është ngjyra e freskisë, lumturisë, kënaqësisë dhe mirënjohjes. Ajo promovon dhembshurinë, mirësinë dhe bashkëpunimin.

Kjo është arsyeja pse ajo duket e shkëlqyeshme në disa segmente të tjera, si ngjyra e flokëve, thonjve, veshjeve dhe aksesorëve të modës.

Kjo ngjyrë me energjinë e saj tërheqëse është e rezervuar për ditët e pranverës dhe verës. Kjo është padyshim një ngjyrë që nuk do të lërë askënd indiferent.

Nëse në dhomën e ndenjes shtoni stola ose një kolltuk në nuancën magenta, të gjithë të ftuarit do t’ju pyesin për këtë.

Dhe nëse shfaqeni me një kostum të purpurt, të gjithë do të duan të kopjojnë veshjen tuaj. Nëse thjesht zgjidhni një çantë dore të purpurt për një dalje në mbrëmje, do ta “ngritni” të gjithë kombinimin.

Nëse vërtet dëshironi të jeni mbresëlënëse, atëherë zgjidhni këtë ngjyrë për frizurën tuaj të re pranverore dhe verore. Edhe pse e dukshme, magenta është një ngjyrë jashtëzakonisht e rafinuar. Në këtë ngjyrë ka edhe manikyr dhe pedikyr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat