Ju mungon frymëzimi për të bërë make up në mëngjes?! Disa mënyra për t'u dukur bukur

Life style

Ju mungon frymëzimi për të bërë make up në mëngjes?! Disa mënyra për t'u dukur bukur

Më: 2 prill 2023 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Gjatë javës, ndodh që rutina jonë e make up-it të ndryshojë. Në mëngjes, preferojmë të rrimë 10 minuta më tepër në shtrat, sesa të zgjohemi herët, duke mos na ineteresuar fare pjesa se si mund të dukemi gjatë ditës. (Por pasi shikon veten ne pasqyrë, bëhesh pishman pse nuk u zgjove me herët)

1. Shkëlqe si në vitet 2000'

Të gjithë mund ta vëmë re ringjalljen e kësaj tendence bukurie. Nuancat pastel, shkëlqimi - është përsosmëri.

2. Brusha 'e mprehtë'

Duhet pak kohë për të perfeksionuar 'artin e penelit' (brushës), por kur e arrin mund të quhesh një heroinë e pamjes tënde. Këshilla kryesore: Mendoj se një brushë me majë të vogël është mjeti më i lehtë për fillestarët si unë.

3. Buzët me nuancë të kuqe

Në fund të fundit, çfarë e përshkruan më mirë një grim se buzët me nuancë të kuqe?!

4. Qerpikë dhe vetulla të kuruara

Pa lagështi dhe nxehtësi, kjo është periudha më e mirë për qerpikë artificialë, apo për vetulla të lyera.

5. Buzë të buta

Buzët e thata dhe të plasaritura janë ato që na shoqërojnë në mëngjeset e ftohta. Mbajtja e buzëkuqëve pigmentues çdo ditë mund ta përkeqësojë problemin. Zgjidhni zbutës buzësh, që kanë përmbajtje ushqyese dhe ndihmojnë për të patur buzë të buta.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat