Femra Bricjapi? Ja përkujdesi i duhur për te shkëlqyer gjithmonë

Life style

Femra Bricjapi? Ja përkujdesi i duhur për te shkëlqyer gjithmonë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 06:09
Kate Middleton

Doni te jeni si Kate Middleton dhe te flirtoni me Princin tuaj William? Ja si te visheni, si te bëni makijazhin dhe si te kujdeseni për veten për te shkëlqyer.

Femrat bricjapi janë shume te përkudjesura dhe duan te duken sa me mire. Për sa iu përket veshjeve, me mire t'i zgjedhin ato ne ngjyre: te zeze, gri, kafe apo te kuqe te erret, ndërsa për raste le te preferojnë dhe nuancat e ndezura.

Stili qe ju përshtatet me shume

Femrat e shenjës se bricjapit kane stilin e tyre dhe nuk ndjekin gjithmonë tendencat. Ato i adhurojnë veshjet chic, femërore dhe te gjithëkohëshme, por nga ana tjetër pëlqejnë edhe stilin vintage qe iu jep me tepër personalitet. Ne dollapët e tyre nuk ka vend për veshje me fantazi te tepruar. Ne përgjithësi mbizotërojnë: xhinset e drejta, tee-shirt, xhaketat, kamishat dhe për ne mbrëmje: fustanet me linja te drejta dhe klasike.

Makijazhi

Si fillim femrave bricjapi ju duhet një fondatine krem e cila do i tregoje me perfektë. Pak rruzhe tek mollëzat dhe konturimi i mire i fytyrës duhet pasur gjithmonë ne vëmendje. Tonet e syve qe ju shkojnë me tepër janë ato me xixa, ngjyra ari dhe metalike. Një rimel kafe e erret do e beje shikim edhe me te veçante. Për buzët? Buzëkuqet e erret, ngjyre kumbulle apo kafe bronc janë idealet për to.

Parfumi

Parfumet me aroma: çokollate, vanilje apo ëmbëlsirash janë me te përshtatshmit për bricjapet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat