5 mesazhet që nuk duhet t’ia dërgosh kurrë ish-partnerit/es

Life style

5 mesazhet që nuk duhet t’ia dërgosh kurrë ish-partnerit/es

Më: 3 mars 2023 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Në një pikë të jetës sonë, të gjithë kemi folur me një ish-partner/es, ndaj le ta lëmë mohimin dhe le të njihemi me 5 mesazhet që kurrë, po kurrë ama s’duhet t’ia dërgosh ish-it:

Sa shumë po vuan pas dhimbjes

Me siguri, ti do tregohesh person i sinqertë, ama ish-i do të ndihet mirë që jeta jote ka marrë dishezën që pas ndarjes suaj.

Një përshëndetje pa kontekst

Nëse i thua thjesht “Çkemi, si je ti?”, pa e shoqëruar me ndonjë pyetje apo kërkesë, më mirë mos e dërgo fare. Nëse do të komunikosh, gjeje një justifikim dhe jepi!

Mesazhe me tone xhelozie

Ai/ajo është lidhur me dikë tjetër? Bukur, por që mos i hidh kunja, sepse thjesht do të dukesh sikur ende interesohesh për jetën e tij/saj. Stalk-ëroje në qetësi, fshehurazi!

Oseee, njoftimin që po njeh dikë të ri

Okay, por pse duhet ta dijë ai/ajo?

Kërkesë llogarie

“Pse s’po më përgjigjesh në kohë?”, “Pse ma lë seen?”, etj…Thjesht jo, mos e bëj! Kujtohu që s’jeni më bashkë dhe personi tjetër s’e ka për detyrë të të përgjigjet menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat